Këshilli qendror i PD-së do të sjell vendimin për shkëputjen e koalicionit me ASH-në?

fatmir gjekaKryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, i ka dërgua letër Ministrisë së punëve të Jashtme të Shqipërisë, me të cilën hollësisht i ka njoftuar mbi shkeljen e marrëveshjes për rotacion të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi të cilën tash gati tre muaj e bënë Alternativa shqiptare dhe deputeti Nik Gjeloshaj, raporton portali Ul-info.

Njëkohësisht, nënshkruesi i marrëveshjes me Alternativën Shqiptare dhe kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka dje në Podgoricë ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapic për mosrespektimin e marrëveshjes nga ana e Gjeloshajt.

Në delegacion me liderin e PD-së ishte dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike Hajrullah Hajdari.

Mbasi që të mërkurën ka dështuar tentativa e fundit e Gjekës në Tuz që Gjeloshajn ta bind për nevojën e respektimit të marrëveshjes së nënshkruar, pritet që të dielën Këshilli qendror i PD-së të sjell vendimin për shkëputjen e koalicionit me ASH. /MALESIA.ORG/