70 vjetori i pushkatimit të Pater Zef Tagaj

zef_pergega24Shkruan: ZEF PERGEGA

Persekutimi i shqiptareve ne tokat e tyre nen ish-Yogosllavi ka kaluar neper zingjiret e tankut qe i praprinte planit famekeq te akademise se shkencave te ketij shteti te montur, qe derdhi mbi shpine te shqiptarit gjithe makinerine e rende te shfarosjes, shpernguljes dhe tjetersimit te identitetit dhe pasurive te tyre te trasheguara nga te paret. E ky masakrim nuk kurseu as jeten e prifterinjeve, njeri prej tyre eshte dhe Pater Zef Tagaj, I cili u vra nga strukturat e UDB-se jugosllave.

Edhe sot tek po shkruaj keto radhe e kujtoj varrin e tij Brenda ne kishe te Traboinit afer Lterit ne te djathte te tij ku kori I kishes kendon cdo te diel alelune e jetes dhe salvimit te tij per Krishtin Mbret dhe atdheun qe e deshironte te bashkaur sic bashkohet besimtari ne lutjen e shenjte.

pater zefiLuhar, me 5 nentor 1944, ne librin e tij “Ditari i nje zemre te lenduar” Prof. Prek Gruda shkruan: “…pertej Moracet nuk duam me kalue. Nuk jemi ne lufte me malin e Zi, por ne mbrojtje te vendit nga sulmet e malazezeve, qe po duan perseri me na shkel e me na roberue. Kurdohere u kemi dhene prova mirekuptimi se fqinje te mire e me jetue ne paqe, e gjithekush ne caqe te veta. Kete gje e thonin me buje te madhe edhe partizanet e Titos ne vitet e par ate luftes, duke i kritikuar me perbuzje cetniket e Drazhes, qe luftonin per rikthimin e jugosllavise sipas idese se serbomedhenjeve. Terheqja e luftetareve prej Kuqit u krye ne rregull dhe pa deme ne popull dhe pasurine e tij. Rolin kryesor ne lufte dhe ne terheqje e luajti P. Zef Tagaj (Leonard Tagaj) Ai me sandale e zhgun te Franceskanit ka qene dite e nate prijes dhe strategy ne lufte keshillue e vella I vertete me te gjithe luftetaret. Nje njeri me culture e me virtyte ne kulm, njrezor me vepra e autoritar, prashikues si askush ne malesi. Populli e don dhe e beson. Ai eshte I nderuar jo vetem ne famulline e vet, por ne te gjithe malesine me te krishtere e muslimane, mbasi gjithnje eshte ne sherbim te popullit si frat dhe si mjek.

Kur i thane se partizanet kane thyer kryqin e kishes se Kojes dhe donin te demtonin edhe kishen e Kuqit, P. Zefi u tha me ton vellazeror: “Jo bijte e Mi! Ata fali Zot se jane te rinje e te edukuar keq prej komunistave e nuk dine c’fare bejne. Ju porosis mos I demtoni kishat e Kuqit se edhe ato jane si kishat tona, shtepia e Zotit, te ndertuara me djersen e popullit. E keqja duhet te shperblehet me te miren, per te qene ne hir te Krijuesit!”

Krenare se nga lufta po ktheheshin te fituar me nje enderr ne zemer, u nisen drejt sheshit te Tuzit, ashtu me arme ne krah e kenge zanash ne goje, per tu takuar me nje delegacion te larte ushtarak qe vinin nga Shqiperia. Historiani malesor Sherif Gjokaj shkruan : “…Te gjithe ishin te armatosur. Malesoret deklaronin p medyshje se malesia duhej te ishte me Shqiperine se per kete I kishin marre armet. Disa burr ate mencuar arriten ta shmangnin perplasjen ndoshta fyta-fyt dhe me psoja te renda te shqiptarit me shqiptarin. Ne fjalet e komondantit te forcave partizane te Shqiperise, general Sh. Peci dhe te general Gjoko Mirasheviq nga Kuci pati nje zemerim te pafrenuar te Pjeter Zekut Camaj, i cili brofi ne kembe dhe e ngriti zerin si odhetima e Hotit: “Ti coptojme te gjithe dhe te vdesim me nder per te drejtat qe po duan me na i shkelur…! E merr fjalen Kole Zefi i Grudes: “Ju general Peci u thate malazezeve se ne qe luftuam per bashkimin me Shqiperine, jemi derra rraksionare e vatanit nuk i lypemi gje. Me litar, po u thoni malazezeve, ten a cojne kokat dhe me dajak ten a rrahin. E une pot e them: Shkop e litar merri me vete se ne i dime vete si i bejme punet tona…Edhe fjala e urte dhe e mencuar Pader Zef Tagajt, nuk ua ndricoi mendjen. Meshtari I Traboinit iu drejtua me keto fjale: “Atdheu yne Shqiperia rrofte pa keta qe na tradhetuan me turp. E mjera Shqiperi ne duart tuaja dhe medet per ne, e ne per ju…!”

Pas Luftes se Dyte Boterore, regjimi i Titos i kishte gati listat e zeza te hartuara nga UDB-ja per 72 vete, per zhdukje fizike pa gjyq. Pjeter Zeku Camaj (1880-1945) vritet ne pabesi per firmosjen e deklerates se Tuzit per Shqiperi etnike, ku Malesia dhe tokat e tjera shqiptare te ktheheshin ne nje shtet te vetem shqiptar. Kete fat te zi paten edhe shume ptriote te tjere dhe meshtari i Traboini Patder Zef Tagaj.

P. Zef Tagaj u lindur në fshatin shqiptar Ljarje te Tivarit të Malit të Zi- dioqeza e Tivarit , më 16 nëntor 1910. Ndjek shkollën famullitare në vendlindje e më pas vjen në Shqipëri ne Seminarin Françeskan, në Troshan të Lezhes. Vesh rroben per meshtari me 15 nentor 1928 dhe me 17 nentor 1929 kryen urdherat e para, me 21 janar 1933 ato te mbramet. Në prag të ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri, Leonard Tagaj dërgohet për të kryer studimet teologjike në kolegjin Shën Antonit në Romë e prej aty në Innsbruck (Austri). Me mbarimin e studimeve teologjike e filozofike në Austri, shugurohet meshtar më 19 korrik 1936 dhe këthet në atdhe, ku sherben fillimisht famullitar në Traboin, mes malesoreve te vet ne token e tyre (Jugosllavi) e më pas në vise të ndryshme të Kosovës, Malit të Zi, dhe në Malësinë e Madhe. Gjithkund me te jetonte e jema dhe e mbesa Marija, e cila ishte me te kur partizanet e arrestua dhe qelluan mbi te.

Meshtar i dashtur prej popullit të krahinave ku sherbeu, por edhe atdhetar i flaktë i Shqipërisë së cilës i dedikoi shumë vepra atdhetare. Për këte ra në sy të komunistëve serbë, të cilët e morën një natë prej qelet dhe e vranë barbarisht me 4 shkurt 1945 në Traboin, duke shtuar një martir më shumë fesë katolike.
Ne trevat shqiptare te andej kufirit ai mbahet si nje martir i fese se krishtere!”
Mons. Petar Perkoliq kujton: “P. Leonard Tagaj, emri i pagezimit Zef, ka lindur ne Ljarje. E kam takuar vetem njehere ne jete, perpara nisjes sime per ne Rome, 1937. Mendoj qe te kete studjuar ne Rome. Ishte nje tip gazmor dhe imitues i mire. Ishte famullitar ne Hot – Traboin. Jetonte me te nena e tij dhe mbesa Marija, e cila, mendoj, qe eshte ende gjalle, e martuar ne Ljarje. Kjo ka qene prane tij kur partizanet e kane marre dhe e kane pushkatuar ne vitin 1945. Franceskanet e Tuzit kete vit, sic kam degjuar, pergatiten per cvendosjen e eshtrave, me rastin e 60 vjetorit te pushkatimit, ku ishte varrosur fillimisht ne kapelen speciale. Pater Leonard Tagaj, i njohur me emrin Pater Zefi u fliua për binomin Fe e Atdhe, u ekzekutua më 4 shkurt të 1945!”

“Padre, si qënke katandisur keshtu! – pyeti me cinizëm civili i armatosur, I UDB-se jugosllave, Bajo Stankoviqi.

“Jo more zotëri, nuk jam katandisur unë!-ia ktheu frati. Nëse dukem i katandisur, atere më keni katandisur ju. Ja, shikoni se çka i kanë bërë këta xhelatë këtij burri. Lehtë e keni me njerez të lidhur, por mos harroni se asgje nuk është e përjetshme, me përjashtim të asaj jete. Atje çdo kush jep llogari për vepra të bëra në këte jetë. Unë po ju fal pa e bërë atë që keni ndërmend ta bëni. E di se po bëni e nuk dini se çka po bëni, andaj po ua bëj hallall!”

“Mjaft më me ato pallavra!-bërtiti i nervikusur civili i armatosur. Të kanë mbetur edhe pak minuta në kët jetë e po më flet për atë jetë.Vetëm një jetë ka e jo dy a tri!”
“Jo zotëri!-vazhdon frati qetë. Nuk më kanë mbetur edhe pak minuta, jeta ime është e përjetshme, por nuk e di se çfarë do të jetë e jotja?! Frigohem se qysh tashë i ke bjerrë këtë dhe atë jetë,o i bekuar!”
“Jo i bekuar, por i mallkuar për jetë e mot, ky me gjith shokët e tij! -ndërhyri Vaseli, duke e shikuar me neveri civilin e armatosur.
“Nuk kemi kohë, por shprehni dëshiren e fundit,- tha civili i armatosur tani i nervikosur pa masë. Keni dy minuta të shprehni dëshirën e fundit.
Pater Zefi me doren e djathtë mori kryqin ,iu afrua Vaselit, e rrëfeu me zë të ultë dhe i dha bekimin e fundit. Pastaj u kthye me fytyrë nga xhelatët, te dy duart e puthitura i çoi lart e tha: “Rrnoftë Shqiperia! E bekoft Zoti popullin shqiptar! Krishti eshte mbreti i pavdekshen! Me gjithatë, edhe ju qofshi bekuar!”
“Këta kopial mos qofshin bekuar, por qofshin të mallkuar nga Zoti e robi! kurse Shqipria dhe shqiptaret rrofshin sa malet e bjeshkët!”- tha Veseli mbi te cilin ushtaret e armatusur gjate rruges per ne vendin e ekzekutimit e kishin dhunuar e gjakosur keqas. Pa i mbarua Vaseli fjalët, plumbat u derdhën në gjoksin e tij dhe të Patër Zefit.Të dy mbetën të vdekur në bregun e Lugjeve të Thella.

Franc LLesh Grishaj: “…Ne shkur te atij viti, komunistat jugosllave arrestuan famullitarin e Traboinit, At Leonard Tagaj (i quejtun Pater Zefi nga malesoret) me Pjeter Zekun Camajn (kushri me Smajl Mark Luli) dhe Vasel Mirash Camajn (Vojvoda i Vuksanajve). Keta u pushkatuen pa proces juridik. Fille mbas ketyne, Gjelosh “Losh” Gjoke Lajcaj (djali i halles i Luket Marashit) shkoi ne Selisht te kumbara i tij dhe dashamir i Luketes, Zef Miliqi Lulgjuraj me qellim per me strehue dy djemt e Luketes (Paloken dhe Deden) dhe kusheririn e tij (Prel Fran Grishaj) qe ishin ne Hot. Edhe ketu Bajo Stankoviqi arrestoi ne Selisht, Luc Preken, per veprimtarine e tij antikomuniste, bashke me dy vellezerit e tij, Dode dhe Gjergj Lulgjuraj, Kole Gjel Cakun (Ujkaj-Triesh), dhe Zef Miliqin e Gjelosh Gjoke Lajcajn dhe i pushktatuen te gjithe pa gjygj te Kisha e Grudes (Kete ngjarje e dijme prej nipit te Gjelosh Gjokes, Vasel Pjeter Lajcaj).

Vlen per tu permendur, se ne kohen e Inform-Byrose, Bajo Stankoviqi, kerkon strehim politik ne Shqipni dhe Enver Hoxha me njehere e prenoi tue shpreblye barbarizmin e tij ndaj shqiptareve nen Mal te Zi dhe e emeroi Kryetar i Zyres Rrefugjateve te nenshtestasve jugosllave ne Shqipni, ku pjesa dermuese ishin shqiptare!”

Kolec Traboini: “…Ishte nga ata meshtar të lidhur fort me popullin dhe detyrat e fesë i kryente bashkë me një përkushtim atdhetar çfarë bënte që ta donin aq shumë malësorët e Hotit. Ardhja e komunizmit në trojet shqiptare do të sillte dhe dhunën mbi atdhetarët e përkushtuar por po aq ashpër do të silleshin edhe ndaj klerikëve veçmas atyre katolikë që kishin qënë gjithëherë ushqyesit me shpirtin e lirisë e përkushtimit ndaj kombit. Ata që e kanë njohur e tregonin si një njeri i hapur, i sinqertë, buzëgaz, që rezatonte dritë e mirësi.
Komunistët jugosllavë anipse në aleancë e miqësi me komunistët shqiptarë, ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi nisën dhunën dhe vrasjet masive. Megjithëse i lajmëruar për ardhjen e forcave komuniste me në krye kriminelin Bajo Stankoviçin, Patër Zefi nuk pranoi të braktiste kishën ku shërbente. Një natë të errët forcat komuniste rrethuan çelen e Kishës së Shën Gjonit në Hot, arrestuan Patër Zefin dhe bashkë me atdhetarin Vasel Mirashi, Camaj nga Vuksalekaj i Hotit, i pushkatuan më 4 shkurt 1945 në vendin e quajtur Lugjet e Thella në mes të Grudës dhe Hotit. Ishte vetëm 35 vjeç!”

Rëndësia më e madhe në kompleksin e Qendrës shpirtërore “Shejta Kryqe” i kushtohet përgatitjes së kushteve për kujdesimin e edukimin parashkollor të fëmijëve e mandej, sipas mundësive dhe interesimit, do të vijojë edukimi fillor e i mëtejshëm i tyre. Paralelisht me këtë punë, Padër Frani Dushaj, punoi në projektin e ndërtimit të Kryqit në Kodrën e famullisë te kisha e Traboinit, ndërtimin e varrit përkujtimor të padër Leonard Zef Tagajt, martir i fesë dhe atdheut, një famullitar i paharruar i Hotit në kishën e Traboinit.

Furra Tahiri