Gjatë javës mbledhja Forca – Iniciativa Qytetare

sinishtaj nimanbeguNënkryetari dhe Deputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu ka thënë se gjatë javës mund të pritet mbledhja në mes të partisë së tij dhe Iniciativës Qytetare.
Sipas gjasave ky është tentim për zbutjen e mosmarrëveshjes rreth vendit të deputetit në mes Forcës dhe Iniciativës Qytetare e cila zgjat prej 6 nëntorit të vitit të kaluar.

Kandidati për deputet i Iniciativës Qytetare Vasel Sinihstaj për Vijesti ka thënë se po u drejton paralajmërimin e fundit para padisë.

“Shoh që kjo po zvarritet nga ana e Forcës. Më mbetet detyrimi profesional që t’ju dërgojë paralajmërimin e fundit para padisë. Prej atij moment do t’ju jap afat dhe do t’i jap të drejtën avokatëve të bëjnë pjesën e vet të punës”, tha për gazetën Vijesti kandidati për deputet i Koalicionit Forca për Bashkim nga Iniciativa Qytetare Vasel Sinishtaj.