Korrupsioni problem i madh në Mal të Zi

korrupcioniNjë përqindje e madhe e qytetarëve të Malit të Zi, 72,2 për qind e tyre besojnë se korrupsioni në shtet është shumë i përhapur, tregon një sondazh i Qendrës për Monitorim – CEMI, fenomen i cili është i përhapur sidomos në sistemin shëndetësorë.

Sipas sondazhit vetëm 5,8 për qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është prezent në masa të vogla.

Përfaqësuesi i Qendrës për Monitorim Zlatko Vujovic sqaron se studimi tregoi se qytetarët e pranojnë fenomenin e ryshfetit, lidhjet farefisnore apo ato partiake ku përmes tyre ata mund të arrijnë interesat e veta, siç janë punësimi apo shërbimet shëndetësore.

Vujoviq tha se 73,7 për qind të qytetarëve besojnë se lidhjet partiake ndihmojnë në arritjen e interesave të tyre. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri