Më 31 janar 2014, në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi mbajti mbledhjen e radhës, me ç’rast u bë zgjedhja e nënkryetarëve të KKSH-së dhe e kryetarëve e anëtarve të komisioneve të përhershme të KKSH-së. Anëtarët e KKSH-së votuan Programin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2015 dhe dhanë mëndimin për emërimin e drejtorave të shkollave në gjuhën shqipe.
Nënkryetar të KKSH-së u zgodhën Palë Dreshaj nga Tuzi-Malësia dhe Bujar Hasangjekaj nga Plavë-Gucia.
Kryetarë të komisioneve u zgjodhën: Për çështje juridike, Gjergj Camaj; për Bashkëpunim me Shqipërinë, Kosoven dhe shqiptarët në vendet e tjera Fuad Haxhibeti; për arsim dhe përdorim zyrtar të gjuhës shqipe Ismet Kallaba; për kulturë, informim dhe sport Cano Lazoja; për ekonomi dhe financa Arian Murati; për çështje programore Amir Hollaj dhe për rregullim hapsinor dhe mbrojtje të mjedisit Shpetim Maraj.
Mendime pozitive për drejtorë shkolle fituan kandidatët: Beqir Berjashi, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” në Ostros ; Gjon Camaj, Shkolla Fillore “Bashkimi” në Skorraq; Zef Gjuravçaj, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” –Triesh; Aisha Gjokaj, Shkolla Fillore”29 Nëntori”-Dinoshë, ndërkohë që kandidatë për drejtor të Shkollës Fillore “Marshall Tito”, Rasim Lika, Mefit Tela dhe Martin Zadrima nuk i fituan votat e nevojshme për të fituar mendim pozitiv.
Këshillit Kombëtar mori përsipër që prej vitit 2015 të botojë revistën e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “Koha Javore”. Këshilli do të emrojë Këshillin programor, i cili do të mbikqyrë funsionimin dhe botimin e revistës.
Sa i përket Programit të punës vlen të veçohet se gjatë vitit 2015 Këshilli do të përcjellë implementimin e të drejtave të popullit shqiptar në lëmin e përdorimit zyrtar të gjuhës, të shkrimit, arsimimit, dhe informimit në gjuhën shqipe, të kulturës si dhe në fushat tjera të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët në Malin e Zi. Këshilli do të punoj në mbrojtjen, afirmimin, realizimin dhe avancimin e të drejtave kombëtare, kulturore, gjuhësore, fetare, informative, sociale, ekonomike dhe të gjitha të drejtat dhe interesat e shqiptarëve.
Përpos pikave të parapara me Propozim Programin, me propozim të Ivan Ivanaj në Program të Punës hyri edhe festimi i 6 Prillit, datës së Kryengritjes së Malësisë, kurse me propozimin e Tahir Gjonbalaj, manifestimin tradicional “Mir se vini në Alpet Shqiptare 2015” dhe manifestimi “Ora e Maleve” në Rozhaj.
Poashtu me iniciativë të antarëve nga Malësia dhe Plavë-Gucia në Propozim Pogramin për vitin 2015 hyri edhe iniciativa për hapjen e zyrave kordinuese të KKSH-së, në Tuz-Malësi dhe Plavë-Guci.
Albert Camaj