Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe: Bashkim fondesh, “Së bashku ta ndihmojmë Malësinë”

Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe në Michigan lajmëron mbarë komunitetin, anëtaret, donatoret dhe dashamirësit e kësaj shoqatë, se ditën e diel me 8 Shkurt 2015 në sallën e lokalit të Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, do të organizojnë darken tradicionale (të 12-tën me radhë), “Së bashku ta ndihmojmë Malësinë”.

Qëllimi i kësaj mbrëmje është grumbullimi i Fondeve për nevoja të ndryshme në Malësi.

malesia_e_madhe_logo01Gjate këtyre viteve kemi bërë përpjekje për ti ndihmuar disa familje me të ardhura të ulëta ekonomike, persona të sëmurë dhe të pa aftë për punë, si dhe studentet e dalluar që nuk kanë mundësi ekonomike për shkollim, si dhe kemi përkrahur aktivitete të ndryshme kulturo-historike në Malësi e më gjerë.

Me sa mundësi që kemi pasur kemi qenë, (dhe do të jemi) gjithëmon me ju.

Kjo darkë do të shtrohet falas, duke falënderuar Dom Fran Kolen dhe Këshillin e Kishës së Shën Palit, të cilët e sponsorizojnë këtë darkë dhe në këtë mënyrë na ndihmojnë që të grumbullojmë mjete sa më shumë për këto aksione.

Prandaj, bashkatdhetarë të nderuar pjesëmarrja juaj është më se e nevojshme, që të gjithë se bashku të dalim faqebardhë për Malësinë tonë të dashur, dhe njerëzit atje që kanë ma së tepërmi nevojë.

Për ata që për arsye personale nuk mundë të marrin pjesë në këtë mbrëmje, kontributet tuaja mund ti dërgoni në posten e Shoqatës Malësia e Madhe në këtë adresë:  49920 Van Dyke, Shelby Twp. Mi 48317 ose për më shumë informata në lidhje me këtë darkë thirrni në numrat e telefonit:
Kryetarit Lek Gjonaj ( 248) 505-4166 dhe 
Arkatarit Simon Ivezaj (586)-764-3900

Mirësevini.