Portali MALESIA.ORG
Urime 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ditë e madhe jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por gjithë shqiptarëve kudo janë.
E gëzofshi lirinë e fituar me gjakun e dëshmorëve, Betimi i të cilëve u realizoftë deri në fund!
————————————————————————————————————————————————-
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
Ambasada e Republikës së Kosovës në Malin e Zi
Urime Ditën e Pavarësisë
E nderuara Presidente Jahjaga,
I nderuar Kryeministër Mustafa,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni urimet ma të sinqerta me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kjo datë është e shënuar dhe e veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënoi një fillim të ri për popullin e Kosovës, pas një mundi dhe sakrifice të cilën e dhanë për vendin e vet, por të cilin e mirëpritëm edhe ne si shqiptarë.
Ne shqiptarët në Malin e Zi, vlerësojmë lart angazhimin Tuaj në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet sot shteti i ri i Kosovës, si dhe kontributin për forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në të mirë edhe të shqiptarëve në Malin e Zi.
Çdo arritje e shtetit të Kosovës, është sukses për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen, duke përfshi edhe shqiptarët në Malin e Zi.
Urime !
Me respekt,
Genci Nimanbegu
Kryetar i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi