Flamuri i madh kombëtar dhe himni kombëtar nga Plisat, në fytyrë të malazezëve.
Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte e stërmbushur me tifozerinë e Plisave, të cilët kishin përgatitur një koreografi të veçantë për skuadrën e Sutjeskses, duke e shpalosur një flamur kombëtar jashtëzakonisht të madh.
Prishtina fitoi Sutjesken me rezultatin 99-92, dhe jo vetëm fitore në fushë, por dhe një fitore e madhe në tifozëri e cila mbështeti ekipin e vet në mënyrë të mrekullueshme.
Ju përkujtojmë se në ndeshjen e javës së kaluar, kur prishtinasit ishin mysafir në Nikshiq, ata u sulmuan nga tifozët malazez, ku katër anëtarë të ekipit të Prishtinës u lënduan. Përpos hedhjes se objekteve të ndryshme në drejtim të basketbollistëve prishtinas, tifozët malazez fyen shqiptarët me kore raciste.
Kjo ishte një përgjigje e mirë e prishtinasve, si në fushë ashtu dhe në tifozeri, me çka treguan dashuri për ekipin e vet, për flamurin, dhe treguan sjellje të qytetëruar ndaj mysafirëve, edhe përkundër sjelljes shtazarake të tifozëve te Sutjeskes në Nikshiq. /MALESIA.ORG/
