
Inspektorati Shëndetësor gjatë fundit të vitit të kaluar ka kryer kontrollet e saja në 15 spitale në Mal të Zi, ku në secilin prej tyre u gjetën bakterje.
Nga 15 spitale dhe shtëpi shëndetësore komunale, më së shumti baktere janë zbuluar në spitalin e Nikshiqit, pastaj Bijello Poles e Plevlës, transmeton Vijesti.
Kontrollet janë kryer edhe në dy spitalet private, atë në Melina dhe Kodra, të dyja të cilat kanë rezultuar pozitivisht në bakterje.
Vitin e kaluar nga bakterijet në spitalin e qytetit Bijello Pole ishin infektuar 5 foshnje, një nga ato vdiq nga infeksionet e fituara në spital.
Mos të flasim për shërbimet dhe sjelljet e personelit në spitale të cilat janë të varfra e shpesh dhe johumane, e kur atyre i shtohet edhe fakti i mungesës së higjienës, ku i sëmuri rrezikon të përfitoj edhe sëmundje tjera, atëherë lind pyetja për cilat “standarde” evropiane flasin qeveritarët e këtij shteti! /MALESIA.ORG/
