Në raportin e fundit të “Amnesty International” për të drejtat e njeriut në botë, në pjesën ku i referohet Malit të Zi, raporti thekson se vendimet e gjykatave vendase në rastet e krimeve të luftës ende janë në kundërshtim me praktikën ndërkombëtare.
Gazetarët e pavarur janë ende subjekt i kërcënimeve dhe sulmeve, kurse zyrtarët e policisë të dyshuar si përgjegjës për këto keqpërdorime dhe tortura mbetën ende të pa ndëshkuar, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në këtë raport, për gjyqësorin përmendet rasti i 31 dhjetorit të vitit 2013 kur një komandant dhe 7 rezervistë të ushtrisë së JNA-së u shfajësuan për vrasjen e prillit 1999 të 18 refugjatëve nga Kosova .
Raporti gjithashtu tregon në shkeljen e të drejtave të pakicave. /MALESIA.ORG/