Universitetet malazeze pësojnë rënie në renditjen botërore

universiteti i malit të ziUniversiteti i Malit të Zi nxënë vendin e 3235-të në renditjen e universiteteve botërore, ka publikuar në raportin e sajë qendra publike kërkimore Webometrics nga Spanja.

Në krahasim me raportin e fundit, të publikuar në gusht të vitit 2013, Universiteti i Malit të Zi ka ngecur 47 vende mbrapa, raporton CDM.

Në listën e kësaj Qendre gjendet edhe Universiteti Mediteran, i cili gjendet e 13.155-ta në listë, ndërsa Universiteti i Donja Goricës-UDG gjendet e rënkuar në vendin e 15.755-të.

Në krye të listës janë universitetet amerikane, të cilët zënë 14 pozitat e para. E para është Harvard University e ndjekur nga Massachusetts Institute of Technology kurse e treta Stanford University.

Në listën e universiteteve më të mira në botë e 15-ta 16-ta janë universitetet britanike University of Cambridge dhe University of Oxford, të cilat gjithashtu zënë dy vendet e para për universitetet më të mira në Evropë.

Kur është fjala për vendet e rajonit, më së miri është pozicionuar Universiteti i Lubjanës, i cili nxënë vendin e 168-të. /MALESIA.ORG/

universitetet lista

Furra Tahiri