Ditët e fundit jemi dëshmitarë të disa punimeve të cilat po zhvillohen në Tuz dhe lagjet përreth. Mirëpo, shpesh ndodhë që edhe pas përfundimit të punimeve, vendosjes së tubave, linjave telefonike apo punimeve tjera, kanalet mbesin të hapura me javë apo muaj të tërë, e më së shpeshti, terreni nuk kthehet më në gjendje të mëparshme. Kjo shumë mirë mund të vërehet në rrugën Tuz-Vuksanlekaj (njëkohësisht dhe rrugë ndërkombëtare) ku para më shumë se një muaji u zhvilluan disa punime, hapja e një kanali paralel me rrugën, kanal i cili nuk u mbush me nivelin e asfaltit dhe u lanë hendeqe të cilat në çdo moment rrezikojnë komunikacionin dhe dëmtimin e automjetit.
Të njëjtat punime vazhduan deri në që qendër të Tuzit, ku në disa vende kanali kalon nga njëra, në anën tjetër të rrugës, kurse kanali edhe sot gjithnjë mbetet i hapur.
Aktualisht po zhvillohen disa punime tjera, mënyra e cila është sa e pakuptimtë aq më tepër e rrezikshme për komunikacion automjetesh por dhe për këmbësorë.
Paralel me rrugën janë hapur kanale, kurse dheu dhe materiale tjera janë hedhë në mes të rrugës, duke nxënë gati krejtësisht një korsi të rrugës, e kjo gjendje vazhdon të jetë me ditë të tëra.
Në këto kushte, dhe në mungesë të sinjalizimit, komunikacioni jo së është i vështirësuar, por dhe rrezikon jetën e njerëzve pas timonit dhe këmbësorëve.
Një situatë e tillë, por për fat të mirë përfundoi pa pasoja të rënda, ndodhi mbrëmjen e kaluar.
Ne të gjithë që duam vendin tonë, u gëzohemi dhe përkrahim çdo lloj projekti i cili ndikon në zhvillim, por mënyra të tilla të punës, janë krejtësisht të pajustifikueshme. Kanalet duhet të hapen, asfalti duhet të çahet, por ato gjithashtu duhet të rrafshohen, gjegjësisht asfaltohen, nëse jo më mirë, së pakut të kthehen në gjendjen e mëparshme. Kurse hedhja e materialeve në mes të rrugës, kjo nuk donë koment! /MALESIA.ORG/
Si mund të arsyetohet kjo? Nëse nuk kanë mjete ta largojnë dheun nga kanalet, pse ai duhet të hedhët në rrugë, kur ka mjaft vend në pjesën e jashtme të rrugës!?
Ndoshta komuna urbane duhet të kërkoj një sqarim nga kompania që kryen punimet?
Çdo njëri nga ne mund të pësojë një aksident, por kjo është e shkaktuar nga “punimet”.