Mali i Zi pretendon të marrë pjesë të Kosovës ?

mali i zi - kosove - demarkacioni i kufiritPërmes fotografive po mundohen të tregojnë se çfarë po ndodh me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Hiking Njeri janë ata që vazhdimisht bëjnë fotografi dhe nuk lënë kënd pa vizituar të Kosovës, por kësaj radhe sjellin diçka jo të mirë.
Arben Islami ka postuar disa fotografi ku thotë se në Google Earth që disa vjet shihet kufiri i ri, i cili kalon përmes Liqenit përrallor të Kuçishtës në Liqenat.

Ai është shprehur i habitur, madje thotë se nuk e beson që po ndodh kjo.

Islami ka ofruar fotografi se ku ka qenë kufiri nga 1974, e këtë e ka bërë me vijën e kuqe, ndërsa vija e verdhë është kufiri, që sipas shumë personave në Pejë po e pretendon Mali i Zi, e që është edhe në Google Earth.

“Shumica e kufijve të Kosovës kalojnë përmes kreshtave malore. Këtu shihet që kufiri prej kurrizit të bjeshkës së Liqenatit ka zbritur thellë poshtë në luginë. Shpresoj që e gjitha kjo që po dëgjoj këto ditë është rrenë. Nuk po du me pranu që një territor i bukur malor, me rëndësi të madhe për turizmin e Kosovës, është shkëputur veç ashtu”, ka shkruar ai. /RTK/MALESIA.ORG/