Nikollë Gegaj, i quan Cirk veprimet e partive shqiptare

Nikola Gegaj 28martDeputeti i DPS-së Nikollë Gegaj ka thënë se përfshirja e ambasadave të huaja rreth kontesteve ndër-partiake është hap i gabuar.

Ajo që po bëhet nga ana e partive shqiptare rreth mandatit të deputetit, Gegaj e quajti cirk, dhe sipas tij, kjo po i dëmton dhe do ti dëmtoj shqiptarët, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet në mes tyre, e assesi përmes misioneve diplomatike të shteteve tjera. Kjo për mua është një marrëzi e madhe e cila nuk meriton koment”, tha Gegaj.

Mali i Zi, sipas tij, është një vend demokratik ku funksionojnë institucionet demokratike, dhe nëse ka ndonjë kontest ato duhet të zgjidhen në instancat gjyqësore dhe prokuroriale në Mal të Zi dhe jo nga ambasadat e vendeve fqinje, shprehet Gegaj.

Ky reagim vjen pas çështjes së mandatit të deputetit në mes Genci Nimanbegut dhe Vasel Sinishtaj në njërën anë, dhe Nik Gjeloshaj e Mehmet Bardhit në anën tjetër. Bardhi ditë më parë kishte kërkuar ndihmën e Ambasadorit të Shqipërisë në Podgoricë.

Sigurisht se situata të tilla shkojnë parasëgjithash në dëm të shqiptarëve, dhe në interes të partisë, pjesë e të cilës është Gegaj, parti e cila që nga krijimi i sajë është treguar manipuluese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Gegaj flet për shtet dhe institucione demokratike, përderisa organizata e institucione brenda Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare tregojnë në krim të organizuar, nivel të lartë të korrupsionit, probleme në sundimin e ligjit, mungesë në pavarësisë e sistemin të drejtësisë, decentralizimit të pushtetit, punësimit sipas përkatësisë nacionale e partiake, shtypjes së medies etj.

DPS, pjesë e të cilës është Gegaj, për më shumë se 20 vjet e mohon të drejtën e vetëqeverisje lokale për Malësinë, një gjë e cila duhet të ishte shqetësuese edhe për Gegajn. /MALESIA.ORG/