Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve . Në fillim ndarss e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.
Historia e jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema . Cilët nga ata i jepnin nder atdheut ? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip ? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjegje as pohuese e as mohuese .
Fanatizmi sllav dhe racizmi i tij anti-shqiptarë së bashku me anti-shqiptarizmin turk , herë veqmas e herë së bashku ; bile edhe sot është aktiv.. . Këmbëngulja për tu mos u shkëputur nga thelbi i së keqes , do të qonte herët a vonë te e verteta e hidhur se gjithmonë janë të njejtë
Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skender Riza).
E lexova , dhe mbeta i habitur . A edhe sot kesaj dite vazhdohet i njejti ritëm i shkapërderdhjes kombëtare:”Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz diskriminohet gjuha dhe flamuri shqiptar “
Dhe ju lutem , pasi që ta lexoni më thuani a nuk është kjo një vazhdimësi turko sllave për shfarosjen tonë ?
Sot në mënyrë solemne u përurua salla e arsimtarëve në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. ;’ Sponsorizuesi i këtij projekti 11 mijë eurosh, i punuar me standarde të larta, është Agjencia Turke për Zhvillim e Koordinim TIKA.
Shiriti i hapjes së kësaj salle moderne u pre nga drejtori i shkollës Nikollë Dukaj dhe përfaqësuesi i agjencisë turke.
Ishte drejtori Dukaj ai i cili injoroi gjuhën shqipe, duke e përdorë atë vetëm shkurtimisht me një përshëndetje, për ta vazhduar fjalën e rastit në gjuhën malazeze, ku foli gjerësisht për projektin, shkollën dhe planet për të ardhmen.Në sallën e re ku dhe u zhvillua aktiviteti i përurimit, figuronte flamuri i Malit të Zi dhe Turqisë, por ashtu si dhe gjuha shqipe u injorua edhe Flamuri Shqiptar.
As fjalimi i përfaqësuesit të agjencisë turke nuk u përkthye në shqip, por vetëm gjuhën malazeze. Një injorancë dhe diskriminim i nivelit të tillë është e papranueshme, aq më shumë se ajo është një shkollë ku shumica dërmuese e nxënësve dhe stafit janë shqiptarë, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbi të gjitha ajo shkollë gjendet në Malësi.
Drejtori i shkollës, si subjekt udhëheqës i këtij institucioni arsimor, duhet të jetë përgjegjës për këtë akt diskriminues dhe të turpshëm ndaj gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare.
Në vitet para pavarësisë në parlamentin e Turqisë thuhej : “Rrëziku më i madh i Turqisë , nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët ; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë , të mos mëkëmbët , të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e morri lumi Turqinë .(Jusuf Buxhovi ,Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane.