Këshilli Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi shënoi ditën e mësuesit

IMG_8387 Këshilli Kombëtar i shqiptarëve shënoi mbrëmë në Ulqin 7 marsin – Ditën e mësuesit, 128 vjetorin e hapjes së shkollës së parë kombëtare shqipe. 

7 Marsi-Dita e Mësuesit është një datë e shënuar kombëtare e cila ka filluar të kujtohet edhe ndër shqiptarët në Malin e Zi.
Kjo datë është festë që shërben për të vlerësuar traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punëtorëve të arsimit.
 
Manifestimi filloi me himnin kombëtar. Më pas e mori fjalën Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, z. Genci Nimanbegu i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit. Si dhe Kryetari i Komisionit të Arsimit pranë KKSH-së, z. Ismet Kallaba. 

Manifestimi i Ditës së mësuesit u përcoll edhe me program të larmishëm kulturo-artistik e muzikor, me këngë, recitime e recitale, të cilat i interpretuan nxënësit e shkollës së Tuzit dhe Ulqinit.
Impresione të këndshme lanë këngëtari i mirënjohur Cano Lazoja, si dhe mysafiri nga Shqipëria, aktori i mirënjohur shqiptar Reshat Arbana.
 
Në sallë kishte edhe mysafirë nga Plava dhe Gucia nga Malësia, Kraja, Ulqini edhe nga Shqipëria të cilët u bashkëngjitën në këtë manifestim. Po ashtu ishte prezent edhe përfaqësuesi diplomatik i ambasadës Shqiptare z. Lirim Ujka, përfaqësuesit e partive politike shqiptare, përfaqësues të misionit fetar etj. 

Me këtë rast u kujtuan me respekt të gjithë mësuesit shqiptarë në Malin e Zi, ku të gjithë veteranëve të Arsimit Shqip, pjesmarrës në këtë manifestim, KKSH ua ndau nga një dhuratë simbolike.
Albert Camaj
IMG_8387IMG_8271IMG_8276IMG_8283IMG_8287IMG_8300IMG_8303IMG_8308IMG_8312IMG_8317IMG_8318IMG_8321IMG_8324IMG_8329IMG_8334IMG_8339IMG_8294IMG_8341IMG_8342IMG_8343