Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur të përparoj për dy vende në ranglistën e fundit të publikuar sot nga FIFA.
Shqipëria gjendet në vendin e 61-të, kurse Mali i Zi e 67-ta.
Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. Më pas vijnë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca dhe Uruguaji. Ndryshe në top 10-shtin e më të mirëve ka pasur vetëm një ndryshim, pozitën e 10-të tashmë e ka rrëmbyer Italia, duke lënë pas Spanjën, që është renditur e 11-ta.
Shqipëria me 29 mars në Elbasan luan kundër Armenisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatorin evropian në Francë. /MALESIA.ORG/