Është arritur marrëveshja për kufijtë e gjuetisë!

gjuetaret e malesiseShoqata e gjuetisë “Malësia” do duhej që për një muaj e gjysëm të marrë teritorin e gjuetisë në kufinjtë e Komunës Urbane të Tuzit ka thënë për TV Boin nënkryetari i kësaj shoqate Safet Ferluçkaj.

Kjo gjë ju është premtuar në takimin me ministrin Ivanoviq, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës së gjuetarëve Rrok Dreshaj, Deputeti i DPS-së Nikollë Gegaj dhe Vasel Sinishtaj Këshilltar i Iniciativës Qytetare.

Ferluçkaj është shprehur se në takim i kanë qendruar parimit që mos të heqin dorë nga asnjë pjesë e teritorit të Komunës Urbane të Tuzit.

“Hera e parë që kemi hasur në mirëkuptim të ministrit Ivanoviq. Na kanë premtuar që për një periudhë sa më të shkurtër do fitojmë teritorin për të cilin luftojmë me vite të tëra dhe i cili mendojmë që na takon. Në qoftë se do respektohet e gjithë ajo edhe në letër ashtu siç e kemi diskutuar gojarish me siguri që do aplikonim në konkursin e rradhës së Ministrisë së Bujqësisë, për teritorin e gjuetisë të cilin do e menaxhonim. Kemi ndigjuar njëri tjetrin me vëmendje, cilat janë dëshirat dhe synimet tona, dhe cilat mundësitë e tyre. Janë treguar korekt dhe na kanë premtuar që për 45 ditë do të fitojmë një përgjigje me shkrim” është shprehur Ferluçkiq.

Rikujtojmë se gjuetarët e Malësisë ditë më parë kishin protestuar pranë Komunës urbane të Tuzit dhe kishin paralajmëruar protestë para Kuvendin të Malit të Zi. /MALESIA.ORG/