Që në themelimin e Kuvëndit Komunal të Gucisë, nuk ishin respektuar të drejtat e shqiptarëve, të cilët përbëjnë përqindjen e popullsisë, të njëjtë me atë, të atyre që deklarohen boshnjakë. Në sallën e Kuvëndit ishin vëndosur flamuri shtetëror malazez, si dhe ai i komunitetit boshnjakë, mirëpo, mungonte flamuri shqipetar. I mënjehershem dhe i fuqishem, ka qenë reagimi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Shqiptarve ( Dega-Plavë-Guci), të cilët patën bojkotuar edhe hymnin malazez, si dhe patën braktisur ( më vonë) mbledhjet e Kuvëndit, në shënjë proteste. Fatkeqesisht, partitë tjera nacionale shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Aleanca Shqiptare, nuk iu bashkëngjiten protestimit të Këshilltarëve të LD-së. Në çdo mbledhje të KK të Gucisë, Këshilltarët e LD-së, kërkuan parreshtur, respektimin e simboleve e gjuhës shqipe, duke bërë presion ndaj Kuvëndit dhe duke braktisur e bojkotuar mbledhjet, në shënjë revolte.
Pas 5 mbledhjeve të Kuvëndit Komunal të Gucisë, gjithë ky aktivitet dhe presion i Këshilltarëve të LD-së, dha frytet e veta, dhe në mbledhjen e 6, flamuri shqipëtar ishte vëndosur, krahas flamujve boshnjakë e shtetëror. Mirëpo, ndonëse u përshendet ky hap, Këshilltarët e LD-së , shprehen pakënaqësinë e tyre me Kuvëndin Komunal të Gucisë dhe shumicen qeverisesë, duke kërkuar që të respektohen të gjitha kërkesat e drejta të shqiptarëve, të cilat u takojnë, sipas ligjit dhe rregullores së Kuvëndit. U kërkua respektimi i gjuhës shqipe, materiali i plotë në gjuhën shqipe. U kritikua ashpër projektbuxheti, në të cilin nuk parashihet asnjë cent ( euro) investime në territoret ( fshatrat) e Gucisë, ku Shqiptarët janë shumicë.
Më poshtë, mund të lexoni edhe fjalimin që u bë në KK të Gucisë, nga Këshilltarja e kësaj Partie, znj. Shpresa Kukaj, në emer të Këshilltarëve të LD-së, të cilët, serish lëshuan seancën, në shenjë pakënaqësie, për mospërmbushjen e kërkesave dhe ftuan edhe partite tjera e në veçanti dy partitë shqiptare në këtë kuvënd të cilat janë pjesë e shumicës qeverisëse Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Aleancën Shqiptare, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kanë në këtë qeverisje lokale që ky diskriminim në dëm të shqiptarëve të ndalohet.
Albert Camaj
Fjala e Këshilltarës së LD-së, zn.Shpresa Kukaj, në KK të Gucisë
I nderuari Kryetar i Kuvendit, të nderuar këshilltare dhe këshilltarë
Me keqardhje na duhet që perseri ta marrim fjalën procedurale lidhur me diskriminimin e vazhdueshem që ky kuvend po bën ndaj shqiptarëve për shkak të injorimit të gjuhës shqipe, gjegjësisht me mos përkthimin e materialeve në gjuhen shqipe si obligim ligjor dhe statutar të kësaj komune.
Edhe sot ne séance e 6 apo me mirë të themi mbas një viti të plote të funksionimit të kuvendit komunal nuk e kemi të përkthyer materialin në gjuhen shqipe, faktikisht e kemi të përkthyer vetem një pjesë të vogel të materijalit kurse materialet më me rëndësi të kësaj mledhje siç janë propozim BUXHETI, propozimi i Planit të investimeve për vitin 2015 etj. nuk janë perkthyer fare, edhe pse në mbledhjen e parafundit të kolegiumit një gjë e tillë ishte premtuar nga kryetari i kuvendit se propozim buxheti do të jetë edhe në gjuhën shqipe.
Nuk e di se cili do të jetë arsyetimi I juaj sotë se pse ende nuk po përkthehet materiali në gjuhën shqipe, shpresoj se tashme nuk do të jetë me arsyetim mungesa e mjeteve financiare meqënëse tashme vetem nga fondi egalizues keni marr 312 119 euro, kemi organet udhëheqëse të komunës, duke filluar nga kryetarja e komunës, kryetarin e kuvendit, sekretarin e kuvendit, kryeadministratorin, drejtorin e drejtoratit për investime dhe 4 sekretarë tjerë, dhe për të gjithë këta keni kushte për tua siguruar mjetet teknike për punë, për tua siguruar pagat, por të njejtat kushte ju thoni se nuk I keni për një përkthyese I cili do përkthente materialet në gjuhën shqipe e të cilin ishte dashur ta kemi që nga séanca e parë e këtij kuvendit. Po e përsëris edhe një herë se ju e keni obligim kushtetues, ligjor dhe statutar që këshilltareve shqiptare tu jepet materiali në gjuhën shqipe, në të kundërten ju nuk po respektoni ligjet e as statutin e kësaj komune.
6 seanca me radhë ne si shqiptare po diskriminohemi dhe si duket ky diskrimin nuk ka të ndalur, dhe tashme vetëm se po e dëshmoni më shumë e më shumë se ju të nderuar nuk keni vullnet që të realizoni një kërkesë tonën, kërkese e cila është legjitime, njerzore dhe thelbsore për ne shqiptarët.
Edhe materiali që do të diskutohet sot në këtë kuvend, gjegjësisht vëndimet që do të merren sot këtu janë diskriminuese për shqiptarët, duke filluar nga buxheti në të cilin nuk është paraparë asnjë cent për pergatitjen gjegjësisht përkthimin e material në gjuhën shqipe, qoftë në administratën komunale apo në Kuvend Komunal, më pastaj diskriminimi edhe më I madh vjen në planin e investimeve në komunën e Gucisë për vitin 2015, ku nga 1 milion euro të parapara për investime asnjë cent konkret nuk ëshë paraparë për investim në fshatrat ku jetojnë shqiptarët, poashtu disa vëndime si psh. vëndimi mbi ndërtimin e objekteve jashtë kufijve të Planeve Detale Urbanistike, vëndim I cili është plotësisht i pa qartë dhe kontradiktor, është kopje e vëndimit të sjellur në maj të vitit 2011.nga kuvëndi komunal i Plavës atëherë kur skishte Plan Hapsinor, e i cili u sjell në maj të vitit 2014.etj etj.
Duke u nisur nga fakti se i gjithë ky diskrimin po bëhet në dëm të shqiptarëve dhe duke pas parasysh se ne si opozitë nuk kemi mundësi që ti ndalojmë ose përmirësojmë këto vëndime, ne së paku nuk do të bëhemi pjes e ktij diskriminimit dhe në shënjë proteste dhe pakënaqësie do ta lëshojmë edhe këtë séancë të kuvendit, dhe mbesim me shpresë se edhe partitë tjera e në veçanti dy partitë shqiptare në këtë kuvënd të ushtrojnë ndikimin e tyre që kanë në këtë qeverisje lokale meqënëse janë pjesë e sajë që I gjithë ky diskriminim në dëm të shqiptarëve të ndalohet.