Paralajmërohen ankesa kundër vendimit “Qytetarë Nderi” të Ulqinit për Ramën dhe Thaçin

rama - thaciPas ndarjes të mirënjohjeve “Qytetarë Nderi” të Ulqinit, kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, këshilltarët e Partisë Socialiste Popullore (SNP) dhe Frontit Demokratik, Andrija Cetkovic dhe Milan Rolovic paralajmëruan se do të ngrisin ankesë në kushtetuesen, raporton Antena M. 

Këshilltarët e Kuvendin komunal të Ulqinit, Cetkovic dhe Rolovic nuk morën pjesë dje në mbldhjen solemne në të cilën kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, në nderë të Ditës së Ulqinit, ndau mirënjohjet për Ramën dhe Thaçin.

Cetkovic tha se “është e pamundur që dhënia e mirënjohjes të bëhet pa pëlqimin e autoriteteve shtetërore”.

Këtë e konsideroj provokim për ata që nuk janë shqiptarë, por edhe për një numër të madh të shqiptarëve, sepse ky është e akt i pashembullt”, tha Cetkovic

Ai paralajmëroi që SNP (këshilltarë i të cilës është edhe Kolë Lulgjuraj nga Malësia), do të të nis procedurat për ankimin kushtetues.

Mëndim të ngjashëm pati edhe këshilltari i Frontit Rolovic.

Ndërsa Nebojsa Medojevic nga PZP-ja tha se këto janë shenja të Shqipërisë Natyrale.

“Intensiteti i interesimit i zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës për Malin e Zi, i cila është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, është tregues i mirë se kanë filluar disa procese politike, dhe se shteti Mali i Zi do të ketë pasoja të caktuara”, tha Medojevic, raporton CDM.

Më herët edhe deputeti i pavarur Dritan Abazoviq pati thënë se vendimi i Gjekës për ndarjen e mirënjohjeve për Ramën dhe Thaçin është diskutabil dhe në kundërshtim me statutin. /MALESIA.ORG/