Dorëhiqet kryetari i Fondacionit Plavë e Guci në Nju Jork

esadi_dMe anë të një deklarate publike përcjellë shtypit, Kryetari i Fondacionit Plavë Guci, z. Esad Gjonbalaj ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia.

Më posht lexoni letrën e Gjonabalajt:

Si rrjedhojë e gjëndejës se krijuar në Fondacionin Plavë Guci , ku me datën 22 Mars 2015 në Kuvendin e rregullt të shoqatës tonë u shkel Rëndë Statuti i FPG element bazë i funksionimit të një subjekti në boten e lirë dhe demokratike jap dorëheqje të pa revokueshëme nga kryesia e Fondacionit Plavë Guci.

Unë do vazhdoj të jem anëtar i rregullt i shoqatës tonë por jo të jem pjesë e kësaj kryesie të cilën e konsideroj
si jo legjitime dhe puçiste. Kontributi i im për të mirën e diasporës dhe vendlindjes tonë do të jetë i vazhdueshëm por nuk dua të jem pjesë e kësaj garniture te Kryesisë ilegale të ashtuquajtur “Kryesia e Fondacionit Plave Guci”.

Kryesi e cila dhunshem dhe me votat e jo antarëve te Fondacionit Plave Guci kidnapoj shoqaten tone dhe njellosi rënë ndershmerin e Plavë Gucisë.

Detaje të hollësishme lidhur me arsyet e dorëheqjes time do ti publikoj në ditët në vijim.

Me respekt dhe keqardhje
Esad Gjonbalaj

 

Furra Tahiri