Shoqata “Dedë Gjo Luli” shënon 104 Vjetorin e Kryengritjes së Malësisë (foto+video)

IMG_9021Në Restorantin “Troja” në Tuz, u shënua mbrëmë (më 06 prill ) 104 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë nën organizimin e Shoqatës “Dedë Gjon Luli” me mbështetje të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe të diasporës.
Në sallë kishte edhe mysafirë nga Ulqini, Shqipëria dhe Kosova të cilët u bashkëngjitën në këtë manifestim. Po ashtu ishin prezent edhe përfaqësuesit diplomatik të ambasadës së Kosovës, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, përfaqësuesit e partive politike shqiptare etj.
Me këtë rast të pranishmëve ju drejtua me një fjalë përshëndetëse antari i SH.K.A “Dedë Gjo Luli” z. Fran Dedvukaj, kurse fjalën e rastit e pati Nënkryetari i Këshillit Kombëtar nga Malësia z.Palë Dreshaj.
Për argëtim të plotë u kujdesën Shoqëria Kulturo Artistike “Dedë Gjo Luli” por edhe këngëtarët e mirënjohur nga Kosova Ilir Shaqiri dhe Skender Hasi, si dhe këngëtari nga Malësia Lindon Camaj.Po ashtu në mesin e atyre që u përkujdesën për një atmosferë të këndshme dhe festive ishte edhe aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, i cili po ashtu arriti të zgjojnë emocione të dukshme te publiku malësor.
Përvjetori i 104 i Kryengritjes së Malësisë, i paraprin përvjetorit të 104 të Pavarësisë së Shqipërisë vitin që vjen, përvjetor aq themelues në jetën e kombit, që duhet të nxisë një katarsis të domosdoshëm patriotik për çdo shqiptar pa dallim moshe, krahine, bindje apo besimi, duke u ballafaquar me modelet e Deçiçit dhe të Pavarësisë!
Albert Camaj

https://www.youtube.com/watch?v=zYUjgat5pKY

IMG_8982 IMG_8986 IMG_8987 IMG_8988 IMG_8989 IMG_8992 IMG_8994 IMG_8997 IMG_9000IMG_8975 IMG_9003 IMG_9005 IMG_9011 IMG_9016 IMG_9019 IMG_9020 IMG_9021 IMG_9023