“LOJNA POPULLORE FEST” edicioni i 8-te.
The Door organizoj me date 25 Prill 2015 “LOJNA POPULLORE FEST” edicioni i 8-te, ne Amfiteatrin Natyror ne Fermen Ekosociale Ana e Malit, Oblike me mbeshtetjen e Qarkut te Shkodres, Komunes Ana e Malit dhe te Fermes Ekosociale Ana E Malit.
LPF ёshtё një aktivitet me karakter social- kulturor për të rinjt, i cili synon që tё pasurojё jetën e të rinjve, duke i njohur ata me traditat kombëtare me anёn e performimeve të këngëve, valleve dhe lojrave popullore, etj.
Krahas ketyre veprimtarive u be nje xhiro me bicikleta nga Bar restorant San Francisko, Shkoder deri tek Ferma ekosociale, Oblike me distancen 8 km.
Aktiviteti këtë vit përfshiju fëmijë dhë të rinj të cilët erdhen nga komuna dhe bashkitë brёnda dhe jashtё Shqiperise.
Konkurimet ne mes te skuadrave ne Lojra Popullore Fest kjene:
1. Lojë Popullore
2. Valle me motive folklorike
3. Këngë me motive folklorike
4. Sfilatë me kostume tradicionale
5. Thyrje dore (për meshkuj e femra)
Të gjitha veprimtaritë u filmuan dhe do te transmetohen nga TV. Juria si cdo vit vazhdojë të motivojë më të mirët me cmime te karakteri me sende apo gjë te gjallë.
Moren pjese grupe folklorike nga Shqiperia, Kosova dhe Mali i Zi.
Ansambli SHQIPONJA – Malesi e Madhe, Tuz, mori pjese ne kete manifestim kulturore, ku mori dy cmime:
Vendin e II per kangen me motive folklorike “Moj e mira nar folete”, interpretuan: Hana Llukaj dhe Berta Berishaj, dhe vendin e III per vallen me motive folklorike “Gocja e Malesise” interpretoj grupi i valleve.
Gjate aktivitetit u sherbyen produkte te zgares dhe fruta e pije jo alkolike.
Ansambli SHQIPONJA