Historike! Sigal Prishtina është kampion i Ligës Ballkanike në basketboll.
Prishtina bën historinë, e cila si mysafir gjunjëzoi me rezultat 80:71 ekipin bullgar, Rilski Sportisti, në ndeshjen e kthimit të finales, pasi të parën në kryeqytet e fituan me 74:72!
Madhështore, një trofe i çmueshëm për Sigal Prishtinën dhe shtetin e Kosovës dhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë. Trimat e Prishtinës dhanë maksimumin, të gjithë meritojnë notë dhjetëshe. Prishtina shkëlqeu sidomos në tre çerekët e fundit i dha leksion skuadrës bullgare.
Momenti kur Prishtina historikisht e ngrit trofeun e mbretëreshës së Ballkanit në Bullgari !
Posted by Telegrafi.com on Wednesday, April 29, 2015