Një grup nxënësish nga Tirana të cilët dje ishin në një ekskurzion në Budva, u gjetën përballë problemeve me vendasit për shkak se njëri nga nxënësit mbante mbi supe flamurin shqiptar.
“Irritimi” i banorëve vendas u shtua edhe më shumë kur ata e shpalosën flamuin në plazh dhe filluan të fotografohen dhe ta puthnin, raporton Vijesti. Kjo shkaktoi reagim (me zë të lartë) edhe më të madh të klientëve në lokalin aty afër, pasi një nga nxënësit filloi ta valvisë atë nga muret e kalasë.
Shumë shpejt në vendin e ngjarjes mbërrini policia e cila e konfiskoi flamurin shqiptar dhe i paralajmëroi nxënësit duke i kthyer ata tek autobusi me të cilin kishin ardhë.
Përdorimi publik i simboleve kombëtare (përveç ato të Malit të Zi) me ligje të këtij shteti, konsiderohet shkelje e qetësisë dhe rendit publik dhe sanksionohen!
Fletë kjo se sa të dëshirueshëm janë shqiptarët në këtë shtet dhe ku janë të drejtat e tyre qytetare e kombëtare?
Ku janë politikanët shqiptarë, si e sqarojnë ata këtë nivel të lirisë… /MALESIA.ORG/