Damir Slavkovic nga Tivari, i cili pohon se i është bashkuar rrjetit terrorist “Shteti islam i Irakut dhe Levantit” (ISIL) ka kërcënuar nëpërmes rrjetit social Facebook deputetin Dritan Abazoviqin si dhe Azra Jasavic dhe Rifat Rastoderin me fjalët se “i pret thika nëse nuk pendohen”.
“Ta dini o ju sufi, ju dervish, murxhi, mynafik, adhurues të dynjasë, xhahil…që shteti Islam me lejen dhe ndihmën e Allahut do të mbërrijë atje dhe do të pastrojë Tivarin dhe Islamin në te nga papastërtitë dhe gënjeshtrat të cilët ju i flisni dhe praktikoni. Do të bëhemi ankth i tyre dhe do ti trajtojmë si qenie më të këqija, sepse ato në të vërtet ashtu janë!”, ka shkruar ai, transmeton “Vijesti”.
Slavkovic po ashtu ka kërcënuar dhe Imamët e Tivarit se nuk do të kenë mëshirë ndaj tyre, nëse nuk do të kthehen islamit të vërtetë!
Abazoviq për këtë gazetë tha se nuk ndjehet i rrezikuar nga mesazhet e tilla kërcënuese. “Nuk jam nxeh diçka për këtë gjë. Çdo njeri ka moralin dhe besimin e vet”, theksoi ai. /MALESIA.ORG/