Presidenti i Republikës zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të shënohet 70 vjetori i fitores mbi nazismin – kapitulimin e Gjermanisë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka mbrritur mbrëm në Nju Jork, për të nisur sot një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar, në Asamblenë e Nju Jorkut. Rezoluta e cila përfshinë edhe rolin e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botrore në mbrojtjen e hebrenjëve ku shqiptarët jan njohur si i vetmi vend në botë ku asnjë hebre nuk u dorzuar ose u vra mbasi mori mbrojtjen e shqiptarëve në bazë të Besës shqiptare, një zakon shekullor i shqiptarëve, u kërkua nga anëtari i Asamblesë së Nju-Jorkut, i pari shqiptaro amerikan në historinë e diasporës që është zgjedhur në Kuvendin e Nju Jorkut zoti Mark Gjonaj dhe senatori Jeff Klain mik i dëshmuar i shqiptarëve në Nju Jork.
Po gjatë kësaj ceremonie Presidenti i Republikës së Shqipërisë, pritet t’u drejtohet më një fjalë të pranishmëve në punimet e Asamblesë si dhe Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i shtetit shqiptarë Nishani do të vizitojë edhe Kolegjin Hebre “Hebrew Union College’, në Nju Jork dhe do të përshëndesë aktivitetin, që do të mbahet në B’nai Jeshurun Sinagogue, me rastin e
shpëtimit të Hebrenjeve 70 vjet më parë.
Ky aktivitet mbahet në shenjë vlerësimi ndaj ndihmës që dhanë shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve me kodin e njohur njerëzor Besa. Kreu i shtetit shqiptar do të mbajë edhe një ligjëratë në Kolegjin e Manhatanit ‘Manhattan College’, me temë: “Mbi tolerancën fetare” dhe do të shfaqet filmi dokumentar Besa.
Në agjendën e Presidentit Nishani përfshihen edhe takime me politikanë të Nju-Jorkut dhe e nderimet me disa tituj te lart të shtetiti shqiptarë, të disa personaliteteve të shquara shqiptaro-amerikane, me një kontribut të
qenësishëm në promovimin e vlerave, kombëtare, dhe humane të shqiptarëve në disporë.
Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e Fondacionit “Raoul Wallenberg”, me organizatën “Sisterhood of Salam” dhe ‘’Ethnic Understanding”, të cilat punojnë në promovimin e dialogut ndërfetar.
Presidentin e shoqëron Zonja e Parë, Odeta Nishani.
Beqir SINA – New York