Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, vizitoi Plavën e Gucinë

bukiMë 07 maj 2015, Ambasadorja e SHBA në Mal të zi , znj. Margaret Uyehara vizitoi Plavë-Gucinë, për t’u interesuar rreth mundësive dhe potencialeve të zhvillimit ekonomik e turistik të kësajë krahinë. Në takim mori pjesë Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Shqipetarëve z. Bujar Hasangjekaj ( Kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve Dega Plavë-Guci), i cili i uroi mireseardhjen Ambasadores Amerikane dhe e njohu me situaten e përgjitheshme në Plavë-Guci, e në veçanti, me gjendjen e shqiptarëve të këtushëm. Ai i percolli shqetesimet e shqiptarëve , per gjendjen e mjerueshme ekonomike e politike në të cilen ndodhen shqiptaret e kësaje Krahinë, për diskriminimin politik e ekonomik që u behet, duke u nisur nga punësimi, mospërfaqesimi proporcional gjatë punësimit, mospërfshirja e shqiptarve në organe shtetërore e shoqërore gjatë punësimit, sidomos në polici, gjyqësi , sistemin shendetësor … Etj , ku përfaqesimi i shqipëtarëve , është pothuaja zero. Ambasadorja Amerikane deklaroi se do të ketë edhe takime tjera në të ardhmen.

Skender Ç. Hasangjekaj

 buki 2