Revolte ndaj Tiranes zyrtare edhe nga shqiptaret e Maqedonisë.
Shkrimitari dhe publicist i njohur, Kim Mehmeti ka reguar ashpër ndaj vrasjes së 5 shqiptarëve dhe një vajze 8 vjecare në Maqedoni nga ushtria maqedonase.
“Një ndër arsyet pse regjimi DPMNEBDI kaq lehtë vretë shqiptarë dhe i djegë shtëpitë e tyre është se ne kemi “Shqipëri” të drejtuara edhe nga ‘qelbësira’, ‘qelbësira’ që u ofronin dhe u ofrojnë mbështetje regjimeve të këtushme antishqiptare, ‘qelbësira’ që kinse drejtojnë shtete, e nuk ia dalin t’i informojnë shqiptarët e Maqedoniës se çka është duke u ndodhur dhe nga u vjen rreziku! Dëgjuat se Ministri i jashtëm i Kosovës është shumë i brengosur që të mos destibalizohet Maqedonia!? Pse, mos vallë dikush kishte pritur që ai të shqetësohet për fatin e shqiptarëve të këtushëm!? S’di pse, por kur dëgjova për brengën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, m’u kujtua thënia: i keqi ta bënë të kundërtën nga ajo që ta dëshiron me gojë!”