Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, është zgjedhur në grupin e dhjetë finalistëve të parë të Eurovisionit.
Në gjysmëfinalen e parë të Eurosong konkurruan 16 këngë, ndërsa dhjetë prej tyre mbetën në garë.
Kënga “I’m Alive” u këndua në renditje e 14-ta dhe siguroi numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar në finale.
Emri i Shqipërisë u përmend i pari si vendi i kualifikuar në finalen e të shtunës.