Propozim ligji për komunë të Malësisë në tetor?

Tuzi-MalesiaNjë afat tjetër përflitet për fitimin e statusit të Komunës për territorin e Malësisë.

Në Kuvendin e Mali të Zi deri në fund të tetorit të këtij viti, duhet të dorëzohet propozim ligji për ndryshimin e ligjit për organizim territorial, sipas të cilit Malësisë do ti jepet statusi i komunës, thuhet në aneksin e marrëveshjes së koalicionit në mes të DPS-së dhe Forcës, shkruan gazeta Dan.

Sipas informatave jozyrtare të kësaj gazetë, teksti i aneksit të marrëveshjes së koalicionit është dakorduar gati në tërësi dhe se ai duhet të nënshkruhet në njëzet ditët e ardhshme.

Në këtë marrëveshje gjithashtu definohen detyrimet për përshpejtimin e decentralizimit të pushtetit, stimulimi i hapjes së vendeve të reja të punës dhe ndihmesa e komunave të banuara nga shqiptarët.

Nuk ka informacione nëse kemi të bëjmë me një status tjetër eksperimental apo është fjale për Komunë si të gjitha tjerat.

Për më shumë se dy dekada, statusi i Komunës së Malësisë është përfolur shumë. Afate, marrëveshje e premtime të një pas njëshme të cilat nuk janë realizuar, prandaj pak kush më ka besim në ripërsëritjen e atyre premtimeve. /MALESIA.ORG/