Një hulumtim i dr. Sabina Osmanoviq tregon se 82 për qind të shqiptarëve në Mal të Zi nuk janë të kënaqur me mënyrën në të cilën shteti zgjidh çështjet ekonomike, kombëtare dhe lokale në zonat ku shqiptarët përbëjnë shumicën.
Edhe pse vota e shqiptarëve ishte vendimtare për pavarësinë e Malit të Zi, ata nuk arritën që në shtëpinë në të cilën kontribuuan, të zënë vendin që u takon, shprehet Osmanoviq.
Ky hulumtim u prezantua në një konferencë për shqiptarët e cila u prezantua në SHBA.
Nëntë vjet pas pavarësisë, rreth 75 për qind e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me pozitën e tyre në Mal të Zi, shprehet Osmanoviq, profesoreshë në Universitetin e Shkodrës dhe Tiranës.
Ajo tregon në mungesën e shqiptarëve në institucionet shtetërore, mungesën e investimeve në zonat ku shqiptarët jetojnë, kthimin e pronës, kurse komuna për Malësinë mbetet edhe një premtim i parealizuar.
Osmanoviq thekson se, edhe përkundër se Mali i Zi sipas kushtetutës është shtet qytetarë e demokratik, shqiptarët nuk janë të barabartë me malazezët, ndërsa për pozitën e shqiptarëve, përgjegjësi kanë edhe partitë politike shqiptare. /MALESIA.ORG/