Labeatët – Shtegtim në Greçë me rastin e 104 vjetorit të Kuvendit

te kuvendi i grecesNjoftim:

SHTEGTIM NË GREÇË – MALËSI E MADHE 

Në kuadër të aktiviteteve vjetore OJQ “LABEATËT” me rastin e 104 vjetorit të KUVENDIT të Greçës organizon shtegtim për në Greçë.
Aktiviteti do të zhvillohet me 28.06.2015.
Të interesuarit duhet të paraqiten më së largu deri më 10.06.2015, po ashtu personat e interesuar duhet të sjellin dy fotokopje të letërnjoftimit apo pasaportës pasi që bëhet kalimi i kufirit në vend ku nuk ka kalim doganor. Për çdo informacion mund të drejtoheni në këta numra telefoni: 069/092-246; 069/400-411; 069/232-779 ose në faqen e facebookut OJQ LABEATËT. Kopjet e dokumentacionit mund ti dërgoni në e-mailin: labeatet@gmail.com

PLANI I AKTIVITETIT “GREÇA 2015” ( 28. 06.2015 )

– Takimi para Restorantit “TROJA” në Tuz: 08:00 h.
– Udhetimi bëhet me mjete private te transportit, por në mënyrë të organizuar.
– Pjesëmarrja nuk është e kufizuar.
– Përgatitja për nisje 30 minuta.
– Nisja drejt Koritës: 08:30 m.
– Arritja në Koritë: 09:30 m.
– Nisja drejt Greçës: 10:00 h.
– Distanca e përgjithshme: 13 km.
– Disniveli i rrugës që do ta kalojmë: 200 m.
– Vështirësia: e lehtë.
– Kohëzgjatja ( shkuarja dhe kthimi ): 06:00 h.

Korita ( Luqt e Koritës ), vendi nga nisemi shtrihet në 1380 m mbi nivelin e detit.
Gjatë rrugës do të bëhen 2 ndalesa të shkurtëra.
Në vendin e nisjes për në shtegtim gjendet burimi Luqt e Koritës ku mund të bëhet furnizimin me ujë. Po ashtu edhe në Greçë gjendet Kroni i Greçës me ujin e ftohtë e të kristaltë te i cili do kemi mundësi të freskohemi. Rruga kalon nëpër pyllin e ahut, pothuaj 60% e rrugës kalohet nëpër hijen e ahishtës shekullore.
Me të arritur në Greçë, mbas një pushimi të shkurtër disa minuta do i kushtohen Kuvendit të Greçës (fjalim i shkurtër). Mbas do të kemi mundësi që nga perspektiva e shqiponjës ta shofim kanionin e lumit Cem dhe të kënaqemi në bukuritë që na i ka dhuruar perendia.

Shtegtimi udhëheqet nga grupi mbështetës i OJQ “LABEATËT”: Luigj Camaj, Anton Pllumaj, Bernard Hasanaj, Anton Lulgjuraj dhe udhërrëfyesi Nosh Gjergj Lucaj.

korite-grece-ruta