Reagim ndaj sulmeve të pabaza të deputetit Nik Gjeloshaj

portali-malesia-org-headline1Deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka “reaguar” rreth artikullit të publikuar në portalin Malesia.org, të datës 25.06.2015, përkatësisht, citoj “Deputeti i ASH-së Nik Gjeloshaj i cili edhe në emër të Forcës e përshëndeti kongresin, tha se partitë shqiptare edhe kësaj here kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit partive të koalicionit të udhëhequr nga DPS, transmeton televizioni shtetërorë i Malit të Zi.

Artikulli i publikuar në RTMZ i datës 20.06.2015, nga i cili buron lajmi: http://www.rtcg.me/vijesti/politika/95181/poceo-kongres-dps-a.html

Ky është reagimi i z. Gjeloshaj:

Ndërsa kjo është përgjigja të cilën ai pas pak e fshi së bashku me postimin e tij:
photo 1 (7)
Një sjellje e nivelit të tillë, qartë tregon se deputetit i pengon e vërteta, ndërsa i mungon ndërgjegjja dhe përgjegjësia. z. Gjeloshaj gjënë kohë për të reaguar ndaj portalit i cili nuk e shpiku lajmin, por u referua nga televizioni shtetërorë (duke e cituar), lajm të cilin e transmetuan edhe mediet tjera, ndërsa i mungon ndërgjegjja për ta demantuar lajmin aty ku ai buron. I quan gënjeshtra, por nuk tregon cila është e vërteta?

z. Gjeloshaj nëse ndjeheni të dëmtuar, demanti duhet dërguar në adresën nga ku doli ai lajm. Kjo është një praktikë e njohur të cilën e njeh edhe një qytetarë i thjeshtë, prandaj besoj se duhet ta dini edhe ju, e nëse është e panjohur për ju, nuk është keq të konsultoheni me stafin që keni pranë.

Në fakt nuk më befason shumë reagimi juaj, sepse jeni mësuar që në Podgoricë të flisni njërën, kurse në Malësi tjetrën, dhe pastaj akuzoni se u kanë keqinterpretuar, por asnjëherë nuk lexova një demant tuajin atje ku e ka vendin, pra në Podgoricë. Ju mungon guximi të demantoni citimet e medieve malazeze, por kur ato si të tilla përkthehen në shqip, vërsuleni me sulme ndaj portalit.

Deputeti nuk u shqetësua nga lajmi i publikuar në RTMZ më 20 qershor, veç kur i njëjti u publikua në gjuhën shqipe pesë ditë më vonë!

Deputeti poashtu akuzon televizionin shtetërorë si i DPS-së (por veç në facebook), me çka lirisht mund të themi se pajtohet opinioni i gjerë, por i njëjti opinion e ka poaq të qartë mbështetjen dhe partneritetin e deputetit Gjeloshaj me DPS-në.

Ndërkohë, pas fshirjes së postimit të parë (i cili u postua më lartë), z. Gjeloshaj poston një tjetër postim ku gjoja fuqishëm “demanton” shkrimin e RTMZ-së nga i cili jemi referuar, por përsëri përdor praktikën e gabuar, duke sulmuar portalin dhe duke i ikur përgjegjësisë për ta demantuar në adresën e duhur. Çka më keq, fakt i cili flet më shumë për karakterin e tij, deputeti drejtohet me sulme ndaj portalit, por më bllokon mundësinë për të postuar një përgjigje timen aty tek postimi i tij, prandaj dhe jam i detyruar të reagoj këtu! Diktaturë nga frika (fobia) e të vërtetës!

Postimi i dytë, në të cilin z. Gjeloshaj më ndalon mundësinë për ti kthyer pergjigje:

nik001.jpg

Kjo sjellje arrogante, aq më shumë, në përgjithësi tregon në papjekurinë e tijë si njeri, e mos të flasim si politikan!

Robert Gj. Ivezaj