Në vazhdimin e realizimit të planit vjetorë, OJQ “LABEATËT” më 28.06.2015. zhvilloi shtegtimin tradicionale në Greçë.
Qëllimi i shtegtimit është përkujtimi i ngjarjes historike 104 vjetori i Kuvendit të Greçës i cili solli Memorandumin e famshëm i njohur si Libri i Kuq. Shtegtimi kishte edhe qëllim edukativ për pjesëtarët të cilët të parën herë u gjenden në Greçë.
Në aktivitetin Greçë 2015. muarën pjesë 35 persona. Përveç anëtarëve të OJQ “LABEATËT” edhe qytetarë tjerë nga e mbarë Malsia ( pjesa nën Malin e Zi ) e Ulqini. Po ashtu pjesë e aktivitetit Greçë 2015 ishte edhe SHBE “SHKUPI”, pastaj qytetarë nga Shkodra, Kelmendi e Kosova.
Pjestarë të shtegtimit nga SHBE “SHKUPI” ishin: Jashar Hirda, Bardhyl Kuka, Xhemal Ramadani dhe Fatmir Ramadani. Për këta burra që na nderuan me prezencën e tyre kemi falenderim të veçantë.
Pjesmarrësit e tjerë të aktivitetit: Luigj Camaj, Rrok Lulgjuraj, Anton Pllumaj, Anton Lulgjuraj, Bernard Hasanaj, Nosh Gjergj Lucaj ( udhërrëfyes ), Dorontinë Berishaj, Donika Lulgjuraj, Arineta Mulaj, Vinko Prënkoçaj, Agron Dushaj, Gjokë Dedivanaj, Gjokë Lekoçaj, Leo Dedivanaj, Valentinë Dedivanaj, Lekë Dushaj.
Pjesë e shtegëtimit ishin edhe: Ruzhdi Lluka, Prël Pllumaj, Simon Gjonaj, Emin Nikaj, Arben Camaj, Bert Berishaj dhe Leonard Junçaj.
Pjesë e shtegtimit ishte edhe grupi i përbërë nga tetë persona të cilët u nisën nga Selca për të na u bashkangjitë nën Ahun Shekullorë. Grupi vinte nga Shkodra dhe përbëhej nga: lahutari Jonuz Delaj, Arjan Shpori, Aleks Dushi, Mark Kadarja, Artan Meta, Simon Noçaj, zonja Alma Bazhdari dhe zonja Dukate Bregu.
Këtë rast do veçoja lahutarin Jonuz Delaj i cili si dhe çdo herë e kishte bajtur me vehte lahutën me të cilën i këndoi Kuvendit të Greçs dhe burrave të cilët kanë flijuar jetën e vet për tu çliruar nga sundimi shekullorë.
Shtegtarëve të shtegëtimit Greçë 2015 iu drejtua me një fjalë të shkurtër përshëndetëse kryetari i OJQ “LABEATËT”, ndërsa mbi Kuvendin e Greçs po ashtu me pika të shkurtëra foli arkeologu Anton Lulgjuraj.
Mbas kësajë ceremonie u vizitua Kroni i Greçës, me ujin e të cilit shtegëtarët u freskuan dhe shuan etjen. Po ashtu u vizitua edhe një pjesë e kanionit të Cemit. Nga këto shpatije paraqiten pamje fascinuese peizazhike të pa përsritshme. Kanioni i Cemit është margaritari më i rëndësishëm i trashigimisë natyrore gjeografike jo vetëm i Malësisë por edhe më gjerë. Biodiversiteti dhe geodiversiteti në këtë zonë është i ndërlidhur si rrallë kund. Për këtë do na e kishin lakmi edhe vende më prestigjoze të botës turistike. Buzat vertikalisht mbi kanion kanë lartësinë 1100 deri 1200 mlm. Përreth Greçës shtrihen vendet: Bregu i Galë ( Gala Smajlajve ), Lugu i Dulë ( Dulajve ) Lugu i Kol Dokë ( Kol Dokajve ), Gropa e Carë ( Carajve ), Kroni i Greçës, Kroni i Krenë, Dritat e Greçës, Maja e Lerthit, Mjegu ( vendbanim i përhershëm ) Kamat e Greçës etj.
Edhe këtë herë “LABEATËT” e mbajtën premtimin e dhënë vitë më parë se do ta mbajnë traditën e organizimit të shtegtimit për në Greçë, se përsëri vitin e ardhëshëm dhe ashtu vite me radhë do të vazhdojnë ta përkujtojnë këtë ngarje me rëndësi të madhe historike për ne dhe më gjerë.
Mbretëria e hijeve dhe freskia e ahishtave dhe pyjeve të pishave që shtrihen në Lugun e Greçës dhe shpatet vertikale mbi të, ajri i pastërt, uji i kristaltë i krojeve, aroma e luleve nga livadhet ende të pa kositura, kreshtat malore të Bjeshkëve të Kelmendit, mundësia e përjetimit të pamjeve facinuese nga perspektiva e shqiponjës që të bëjnë me adrenalinë na mirëpresin të shkojmë sa herë që të na marri madhi. Sikurë trupat qindra vjeçare të aheve dhe pishave shekullore përshpëritnin: “ejani përsëri”, “kurë do vini”, “ju presim”…..
“ Grand Canyon “ Malësor, ushtima e Cemit, era e Bjeshkëve të Namit, bora ende e pa shkrirë e cila reflekton rreth majave të maleve t’ona kreshnike sikurë margaritarët që shkëlqejnë rreth qafave të bardha të bukurosheve malsoreve, bjashkatarët e paktë, bukuria e tʼbanave, grigjet e rralla që kullosin barin e njomë na presin me krahë hapur.
Këto bukuri të pa përshkruara e kaluara historike e lavdishme, traditat dhe të gjitha ato veçori fisnike të të parëve t’onë meritojnë më shumë.
Shpresojmë se viteve të tjera shtegëtimit në Greçë do ti bashkangjiten edhe aktivistë të tjerë nga Malsia dhe më gjerë. Faleminderit për ata që shpenzuan pak minuta për ta lexuar këtë tekst me modest.
Fotografitë dhe videot: Anton Pllumaj dhe Bernard Hasanaj