Rekord historik, Shqipëria e 36-ta në renditjen e FIFA-s

flamuri stadiumHistorike, Shqipëria arrin klasifikimin më të mirë të saj të të gjitha kohërave në renditjen botërore të Fifa-s.

Shqipëria e futbollit pozicionohet në vendin e 36 në botë duke u ngjitur më lart se kurrë në klasifikimin global duke thyer rekordin e mëparshëm të prillit të vitit 2013 kur Kombëtarja Kuq e Zi arriti deri në vendin e 37 në renditjen botërore.

Në këtë mënyrë Kombëtarja e De Biasit pas paraqitjeve impresionuese që kanë dhuruar kënaqësi e besim te publiku, merr frytet e progresit të vazhdueshem dhe evident edhe me mirëvendosjen e saj në renditjen e Fifa-s. Muajin e fundit Shqipëria ka ngjitur plot 15 shkallë, cka rezulton ndërkohë edhe një ndër lëvizjet më pozitive të këtij harko kohor në nivel global.

Janë plot 98 pikë të fituara që i dedikohen pikërisht një tjetër suksesi historik, fitores 1-0 ndaj Francës falë supergolit të Ergys Kaces në miqësoren e luajtur 13 qershorin e kaluar në Elbasan Arena.

Shqipëria ka lënë pas rivalët ballkanik siç janë Serbia, Greqia, Turqia, Mali i Zi etj. /Supersport/MALESIA.ORG/