Biseda për Komunën e Malësisë në Aneks marrëveshjen e nënshkruar nga DPS-Forca paraqet lojën e DPS por këtë herë ky mashtrim nuk do tu kalojnë, shprehet për gazetën Dan Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi.
“Në qoftë se kan; mundur Petnjica dhe Gucia ta fitojnë komunën kjo e drejtë duhet ti sigurohet edhe Malësisë dhe ky mashtrimi nuk mundet të vij më në konsiderim”, deklaroi Bardhi.
Ai mendon se Aneksi i nënshkruar nuk është në interes të të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.
“Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu është dashtë të sinkronizojë aktivitetet në mënyrë që ky dokument të ishte i pranueshme për të gjithë përfaqësuesit e popullit shqiptar, e jo vetëm për një parti. Nuk është mirë që është bërë kështu. Ne nuk mund të themi se ky është një hap përpara për të drejtat e shqiptarëve. Ndoshta ju jeni në drejtim të gjetjes së disa privilegjeve të tilla siç ka ndodhur në rastet e mëparshme kur disa kanë bërë marrëveshjeve me qeverinë”, deklaroi Bardhi.
Vasel Sinshtaj : Cungu dëshiron të shpëtojë veten, ne kemi ngritur padi kundër Forcës
Funsksionari i Iniciativës Qytetare dhe ish deputeti Vasel Sinishtaj deklaroi për Portal “Analitika” që Nazif Cungu gjatë nënshkrimit të aneks marrëveshjes me DPS u shfaq kryesisht për të shpëtuar veten.
Sinishtaj vë në dukje se kanë ngritur padi kundër Forcës në Gjykatën Themelore në Ulqin, sepse nuk kanë respektuar marrëveshjen e koalicionit.
Sinishtaj kujton se ky është aneksi numër dy dhe se, siç thotë ai, nga ajo që ai kishte lexuar asgjë nuk është e definuar.
“Çdo gjë që lexova në këtë aneks mund ta dorëzojë një deputet në parlament. Askund nuk thuhet që ligji do të bihet apo që ekziston detyrimi për miratim, vetëm qëndron që “do të tentohet”, “iniciohet”, “provohet”. Në këtë mënyrë mendoj se Shqiptarët kanë hyrë në një lojë e cila nuk është definuar. Asgjë nuk është konkret, lehtë është të propozohet por duhet miratuar”, deklaori Sinishtaj.
Ai vuri në dukje se nuk duhej t’i qasen aneksit të marrëveshjes në këtë mënyrë dhe se “shqiptarët duhet të jenë të bashkuar”.
Sinishtaj tha se nuk duhej të paraqitet atje Nazif Cungu duke shpëtuar kryesisht veten.
“Ai nuk më ka respektuar mua kur është fjala për mandatin dhe nuk duhet të presin që dikush ta respektojnë atë. Kjo është një qasje joserioze ndaj problemit, por do të shohim se çfarë do të jetë”, theksoi Sinishtaj. /MALESIA.ORG/