Nik Gjeloshaj përkrahë marrëveshjen DPS-Forca

Nik GjeloshajSipas vlerësimit të deputetit të Alternativës Shqiptare Nikë Gjeloshaj, dhënë të përditshmes “Dan”, Aneksi i Marrëveshjes ndërmjet DPS-së dhe Forcës nuk sjell asgjë të re, pasi që aty përfshihen kërkesat e njohura të partive shqiptare.

Gjeloshaj shprehet se për realizimin e Aneks marrëveshjes, DPS dhe Forca kanë marrë përgjegjësi, por sipas tij, pikëpyetje është nëse në afat aq të shkurtër sa  është definuar, mund të realizohen ato që janë nënshkruar.

“Për secilën prej këtyre kërkesave politike që përfshihen me marrëveshje, do të kenë mbështetjen time në Parlament, por për fat të keq, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Duhet të vazhdojmë bisedimet, kryesisht me partitë të cilat mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në BE dhe Nato si me SDP dhe Pozitivna, e ndoshta edhe me SNP për të marrë mbështetjen e nevojshme për realizimin e kërkesave politike nga Aneks marrëveshja”, shprehet Gjeloshaj, transmeton Dan.

“Në nevojën e vazhdimit të negociatave për të arritur shumicën insistoj nga përvoja e Vasel Sinishtaj kur ai me DPS-në ka nënshkruar që Tuzi të jetë Komunë në kuadër të Kryeqytetit. Atëherë është parë se nuk mjafton të arrihet marrëveshje vetëm me DPS-në”, deklaroi Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/