Ramush Haradinaj ia përplas për fytyre hartën kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi

 

haradinaj1Haradinaj: A po ju paguan Mali i Zi a dreqi? 

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj ia ka përplasur për fytyre hartën kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.
Mësohet se Haradinaj as nuk e ka lënë Mehën ta përfundojë raportimin, duke përplasur një hartë që kishte në dorë dhe më pas ka lëshuar mbledhjen, shkruan Gazeta Express.
Ngjarja ka ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe po raporton Komisioni Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi.

Ky është momenti kur anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj e quan rrenc dhe bërllok Drejtorin Mehaj dhe e përplas hartën.
Haradinaj menjëherë pas këtij veprimi e ka lëshuar mbledhjen.
Megjithatë, pas daljes nga mbledhja të Haradinajt, Drejtori i Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi ka vazhduar raportimin duke mos e komentuar ngjarjen.

Shikoni videoincizimin për ta kuptuar më mirë rrjedhën e ngjarjes…

 

Hoxhaj: Nuk ka marrëveshje për demarkacion me Malin e Zi

Kryesuesi i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, në mbledhjen ku komisioni shtetëror për demarkacion e kufijve ka raportuar, mohoi lajmin e publikuar nga mediat malazeze se “Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur marrëveshje mbi definimin e kufijve”.
Sipas mediave malazeze, marrëveshja për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është arritur para 20 ditëve, ndërsa kufijtë do të mbesin të njëjtit si ata të vitit 1974.
Hoxhaj supozimet i ka quajtur të pavërteta dhe ka thënë se “çështja ende mbetet në negocim”, duke thënë se “shënjimi i pikës kufitare është me rëndësi shtetërore”. /Telegrafi/