Nën organizimin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, më 18.08.2015 në restorant „Rozafa“ në Podgoricë, u bë promovimi i mongrafisë së akademik Gjelosh Gjokaj, të autorës Suzana Varvarica Kuka, botimi i Akademisë së shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në fillim të pranishmit u argëtuan me disa tinguj të violinës nga e talentuara Dea Nicaj.
Në emër të KKSH-së, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i KKSH-së, z. Palë Dreshaj, i cili vlerësoi punën e shkëlqyer me përmasa botërore të akademik Gjelosh Gjokaj.
Për monografinë fillimisht foli z. Luan Mulliqi, akademik dhe udhëheqës i seksionit të arteve pamore pranë Akademisë së shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili vlerësoi lartë punën e Gjelosh Gjokaj.
„Malësia ka rritur ndër shekuj patriota, trima, luftëtar e njerz të pushkës, por shumë rrall njerz të brushës dhe artist me përmasa botërore siç është Gjelosh Gjokaj“ theksoi Mulliqi.
Ndrkaq autorja e monografisë Suzana Varvarica Kuka, e konsideroi akademik Gjelosh Gjokaj. ndër artistët më të mëdhenjë kombëtarë i cili ka tejkaluar kufijt kombëtar duke u radhitur kështu në kalibrin e artistave europian e madje edhe botërorë.
„Gjelosh Gjokaj ndërtoi botën e vet ashtu sikurse regjisori rus Trajkovski tha për të ndërtuar botën duhet të nisemi nga rrënjët, e po ashtu edhe Gjelosh Gjokaj barazoi rrënjët e tij kudo në botë“ theksoi Varvarica Kuka.
Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi edhe akademik Gjelosh Gjokaj.
Në këtë promovim ishin të pranishëm numer i konsiderueshem artëdashësish duke ja nisur nga politikan dhe përsonalitete të fushave të ndryshme.
Këtë promovim e nderoi me pjesmarrje përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi, z.Blerim Xhemajli.
Ky promovim u përmbyll me një koktoi modest për të pranishmit.
Albert Camaj – anëtar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në MZ