Më 26.08.2015 u bë hapja e funeralit të Malësisë në fshatin Vuksanlekaj.
Në hapjen e këtij funerali ishte një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga Malësia dhe diaspora.
Të pranishmeve u drejtuan Zekë Camaj në emër të fshatit Vuksanlekaj, Ejllo Berishaj në emër të diasporës shqiptare dhe kryetari i Këshillit për ndërtimin e funeralit, Pero Kolçaj.
Ata sqaruan se objekti është financuar së pari nga fshatrat Vuksanlekaj, Sukruq, Dreshaj dhe Narhelm, pastaj nga qytetarët e gjithë Malësisë dhe diaspora malësore.
Për ndërtimin e Shtëpisë mortore “Malësia” në Vuksanlekaj, mërgimtarët malësorë në New York dhe Detroit dhanë mbi 270 mijë dollarë.
Objekti i funeralit ka një sipërfaqe prej 875 m2. /MALESIA.ORG/
