U mbajt Simpoziumi shkencor “Tuzi dhe Malësia flasin shqip”

IMG_0847
Më 23 gusht 2015, në QKI Malësia në Tuz, nën organizimin e Kolegjit FAMA nga Prishtina dhe Shoqatës atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti, u zhvillua simpoziumi shkencor “Tuzi dhe Malësia flasin shqip”.

Në kuadër të aktivitetit në fjalë, u bë edhe promovimi i botimit të librit “Hoti në rrjedhat e shekujve”.

Fjalët përshëndetëse e drejtoi Prof. Dr Frasher Demaj, rektor i kolegjit FAMA-Prishtinë.

Në manifestim ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Malësisë dhe viseve tjera shqiptare që nga Plavë Gucia, Rozhaja dhe Uliqini. Po ashtu pjesëmarrës në këtë simpozium ishin edhe mysafir nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe përfaqësues të shumtë të subjekteve politike si dhe organizatave joqeveritare.

Pas fjalëve përshëndetëse vazhdoi pjesa akademike ku prezantuan kumtesat:
Prof.Dr. Frasher Demaj, prezantoi punimin e tij me tematiken, “Vendimi i fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorve në Londër për demonstrim naval kundër Malit të Zi”.
Prof. Dr. Islam Lauka, “Diplomacia e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët e Malit të Zi”
Dr. Gjeto Ndoj, “Shqiptarët e Malit të Zi në fondet arkivore të AQSH”.
Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, “Statusi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe Komuna e Malësisë”.
Prof. Dr. Isa Bicaj, “Kryengritja shqiptare 1910-1911 sipas gazetës Gllas Crnogorca”.
Mr. sc. Mark Juncaj, Malësia në Lidhjen e Prizrenit.
Prof. Dr. Teki Kurti, “Pozita e shqiptarëve të Malit të Zi sipas shtypit shqiptar 1912-1990 Shqipëri”.
Prof. Dr. Martin Berishaj, “Nyja politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe rrugët e zgjidhjes së saj”.
Mr. sc. Lukë Junçaj, “Malësorët në SHBA ambasador të pa shoq të çështjes së Kosovës”
Prof. Ali Daci, “Shpërngulja dhe asimilimi i shqiptarëve nga Malësia e Rozhajës”.
Mr. sc. Zekë Sinanaj, “Kontributi i medieve kosovare në sensibilizimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi”.
Mr. sc. Idriz Gjokaj, “Mitologjia dhe bestytnitë në Malësi”.

Fjalën mbyllëse të këtij simpoziumi e mbajti z.Lekë Gjonaj, kryetar i shoqatës atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti.

Më pas vazhdoi Promovimi i botimit të librit “Hoti në rrjedhat e shekujve”. Për botimin folën: Prof.Dr. Romeo Gurakuqi dhe Prof. Nikollë Camaj. Ky aktivitet përfundoj me një darkë për të gjithë të ftuarit në restorantin “Troja”. /MALESIA.ORG/

(Audio incizimet e kumtesave do të publikohen në ditët në vazhdim)
IMG_0847 IMG_0852 IMG_0855 IMG_0856 IMG_0859 IMG_0860 IMG_0862 IMG_0874 IMG_0876 IMG_0887 IMG_0890 IMG_0895 IMG_0899 IMG_0907 IMG_0914 IMG_0924 IMG_0932 IMG_0935 IMG_0943 IMG_0948 IMG_0950 IMG_0962 IMG_0963 IMG_0965 IMG_0968 IMG_0973 IMG_0975

Furra Tahiri