Më 19. 09. 2015, për të shtatën herë me radhë, u mbjat Manifestimin Tradicional letrar “Ora e Maleve“.
Manifestimi u mbajt me moton “Të nderojmë martirët” dhe organizohet në shënjë nderimi dhe kujtimi për të renet e vrarë kosovarë, me 18 prill 1999, në Malesinë e Rozhajës.
Më 18 prill të vitit 1999 në Husaj të Rozhajës , forcat ushtarake serbo-malazeze vranë, në kolonën e refugjatëve, 6 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve një fëmijë dhe një grua të moshuar. Pos këtyre, në të njëjtën kohë vriten edhe dy shqiptarë tjerë në Bukel të Sipërm, katër në Hajlë dhe dhjetë të tjerë në fushë të Gilit dhe gjithandej në malet e fshatit Ballatiq, e që të gjithë brenda një intervali kohor prill-qershor të vititn 1999, krime këto që ndodhen në territorin e Komunës Rozhajës.
Në nderim të të vrarëve, në vitin 2010 organizatori i këtij manifesti z. Ali Daci ka promovuar librin dokumentar dhe faktografikë “Shtigjet e përgjakura”, kushtuar këtyre ngjarjeve.
Vet aktiviteti i sivjetëm filloi në galerinë e arteve, në Qendrën për Kulturë, me ekspozitën e piktores znj. Magbule Xhemajli.
Pjesa e dytë filloi me intonimin e Himnit Kombëtar dhe me një minut heshtje në nderim të martirëve të kombit.
Moderatore e programit ishte z. Mirsada Krasniqi.
Pjesa e tretë e programit vazhdoi me promovimin e veprave: “Arsimimi shqip në Çameri”, të autores Kadrie Meniqi-Fazliu dhe “Shkolla në Dacaj dhe Buxhov” të autori z. Haxhi Lajçi.
Pjesa e katërt ishte Orë letrare me çrast u lexuan dhe recituan poezi nga autorë të njohur e të rinj. Në fund, organizatori pjesëmarrësve u ndau mirnjohje.
Në këtë manifestim muarën pjesë një numër i konsiderueshëm i personaliteve të artit, shkencës, e fjalës së shkruar, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia si dhe nga Malësia, Plava e Rozhaja.
Në mbrëmje u shtrua një darkë në hotelin “ALDI”, ku u vazhdua me fjalime e argetim deri ne ore të vona.
Sponsor i manifestim ishte Fondi per pakica i Malit të Zi.
Malesia.Org