Pse po lejohet mbyllja e shkollës në Vuthaj

vuthajTempulli i dijes së vuthjanve, shkolla fillore po rrezikon të mbyllet për shkak të neglizhencën e vet vuthjanve.

Plaga e rënd e mërgimit po len gjurmët e saja në ardhmërinë e fshatit fole të dijes, fshat që kombit dhe trevës tonë i dhuroj me dhjetëra e dhjetëra intelektual, që me të arriturat e tyre i bën nder  kombit shqiptar, por edhe me inteligjencën e  tyre në fushën e dijes bën emër me përmasa botërore.

Po nga ky fshat që ka një histori të gjat dhe  të lavdishme kanë dalur emra të mëdhenj në çdo fushe të jetës, po nga ky fshat në botë ke vuthjan qe rangohen sot si miliarder  dhe multimilioner, po nga ky fshat kemi figura të çdo fushe të jetës si akademik, doktor, diplomat, ushtarak, politikan, sportist, artist, kompozitor etj.

I tërë ky thesar ka një adresë të burimit e burimi i pashtershëm i dijes është shkolla fillore katër vjeçare në Vuthaj që këtë vit po rrezikon të mbyllet. Kjo shkollë ka një histori rreth 100 vjeçare si tempull i dijes dhe mbijetesës së qenies shqiptare në Plavë Guci.

Ne këtë shkollë dhanë mësim mësuesit e mirënjohur si Josip Rela, Ahmet Rexhepagaj, Hysen Cukaj, Imer Ahmetaj e Brahim Gjonbalaj e shumë e shumë te tjerë.

Kjo shkollë po rrezikon të mbyllet për dy faktor kryesor e që njeri fatkeqësisht jemi ne vet vuthjanet të cilët këtë vit shkollor 2015/16 vogëlushet e tyre po i dërgojnë për të vijuar mësimin në Guci dhe në këtë mënyrë po kontribuojnë që numri edhe ashtu i vogël i nxënësve në Vuthaj në katër  paralelet të bije në 9 nxënës

Faktori i dyte është se shkolla në Vuthaj qëllimisht është neglizhuar nga komuna e Plavës  dhe institucionet malaziase përmase tri dekada duke mos investuar asnjë cent në të, shpresën e mbajmë në komunën e Re të Gucisë. Duhet theksuar se objekti  aktual shkollor në Vuthaj është ndërtuar në vitin 1983 dhe financues i ndërtimit ishte Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpo mosmirëmbajtja dhe puna jo cilësore  e ka bërë të vetën.   

Pyetja shtrohet se vallë  ç’jemi duke bërë ne që të gjithë si shoqëri për vendlindjen pa marr parasysh se ku ndodhemi, ku është potenciali i të gjithë atyre vuthjanve të cekur ma lart në të gjitha fushat e jetës, ku është atdhedashuria, pse po lejojmë që Vuthajt e krenarisë sonë të përulen dhe gjunjëzohen nga mos angazhimi i jonë.

I gjori ai popull qe kufinjë të atdheut të tië i ka muret e oborrit që e rrethojnë.

Esad Gjonbalaj

Furra Tahiri