Raporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, konfirmoi atë të cilën Shqiptarët po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtim të pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar te rëndit te dytë në shtetin e Malit të Zi.
Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” ne Detroit me përkrahjen e shumicës së shoqatave dhe aktivisteve kombëtar te diasporës shqiptare ne SH.B.A, do te zhvillohet një protestë me rastin e ardhjes te delegacionit Malazez ne takimet vjetore qe zhvillohen për në Kombet e Bashkuara ne Nju Jork.
Protesta organizohet të Enjtën me 1 Tetor 2015 dhe fillon ne ora 11 te mëngjesit deri 12:30 para konsullatës Malazeze, e cila gjindet ne adresën 801 2nd Avenue Manhatan, New York dhe mandej vazhdon nga ora 1 deri ne 4 mbas dite pranë selis se organizatës së kombeve të bashkuara (OKB)-se, ne Dag Hammarskjold Plaze që gjindet në rrugën e 47-të në mes të avenus së pare dhe të dytë ne Manhatan New York. I bëjmë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë te Amerikës që të na bashkëngjitën, te përkrahin dhe të marrin pjesë sa ma shumë në këtë protestë.
Le ti përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi.
Për ma tepër informata kontaktoni Kryetarin e Shoqatës atdhetare Malësia e Madhe zotni Lek Lecin Gjonaj ne tel 248-505-4166.
Mirupafshim në protestë!