Në Gjykatën themelore në Ulqin sot është mbajtur seanca përgatitëse sipas padisë së Iniciativës qytetare (IQ) të cilën e ka ngritur kundër Forcës së re demokratike, transmeton Ul-info.
Nga IQ pohojnë se Forca nuk e respektoi marrëveshjen parazgjedhore të koalicionit në pjesën e cila ka të bëjë me një pjesë të mjeteve për fushatë zgjedhore, si dhe për lëshimin e vendit të deputetit në Parlamentin e Malit të Zi.
Siç mëson Ul-info, është urdhëruar që në seancën e ardhshme eksperti financiar të përpilojë , si dhe të dëgjohen lideri i Forcës Nazif Cungu dhe i IQ Smail-Maliq Çunmulaj, si dhe funksionari i lartë i këtij grupimi politik Vasel Sinishtaj.
“Shpresoj se ky rast do të përfundojë më 27 tetor, kur është caktuar seanca e re gjyqësore”, deklaroi avokati i IQ-së Dragan Shoq. /Ul-info/MALESIA.ORG/