Tuz, 13.10.2015 – Do të dënohen nxënësit e shkollës së mesme në Tuz të cilët festuan dje kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin evropian, kanë deklaruar nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi.
„Nga nxënësit pritet që të jenë të përgjegjshëm dhe të sillen në pajtim me të drejtat dhe obligimet e veta kështu që sjelljet e tilla apo të ngjashme në institucion arsimor-edukues nuk do të tolerohet, ndërsa ndaj aktorëve do të merren masa edukuese“, thuhet në reagimin e Ministrisë së arsimit.
Nxënësit shqiptarë në shkollë shkuan me flamuj kombëtarë dhe festuan ashtu si bashkëkombësit e tyre në të gjitha trojet tjera shqiptare. Ata nuk krijuan asnjë incident të vetëm, por siç duket kjo i ka penguar Ministrisë së arsimit të Malit të Zi. /MALESIA.ORG/