Deputeti Gjeloshaj (s’)përkrahë Komunën e Kryeqytetit?

Nik GjeloshajDitëve të fundit çështja e Komunës së Malësisë është aktualizuar përsëri, ku në rëndin e ditës në Parlamentin e Malit të Zi janë disa propozim-ligje të cilat do të ndryshonin statusin aktual të Komunës urbane të Tuzit në Komunë të Kryeqytetit, por jo Komunë si gjitha komunat tjera në Mal të Zi.

Në lidhje me këtë çështje, deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, në faqen e tij në facebook është shprehur se partia e tij nuk do të nënshkruaj diçka që është më pak se komunë me ingirenca të plota.

“Alternativa Shqiptare, asnjëherë nuk ka përkrahur as nënshkrua diçka që është më pak se komun me ingerenca të plota për Malësinë, as në të ardhmën ne këtë nuk do ta bëjmë”, shkruan Gjeloshaj.

Megjithatë, ai paralajmëron se do të depozitoj amendamente të cilat sigurojnë që “Komuna e Kryeqytetit” të ketë ingerenca të barabarta me komunat tjera në Mal të Zi, ndërsa në rast se këto amendamente nuk do të pranohen, ai nuk do të votoj pro Komunës së Kryeqytetit.

Ne do të mundohemi që me amandamente konkrete të përmirsohen ligjet në fjalë deri në atë masë që të Kemi jo më pak se të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Nëse amandamentet tona nuk merren parasysh, unë si deputet NUK do të votoj pro”, shkruan Gjeloshaj.

Amendamentet e cituara nga Gjeloshaj janë:

1. Emertimi i komunës: MALËSIA/TUZ, neni 19.

2. Ndryshimi i nenit 41, me të cilin definohet që administratori i kryeqytetit zgjidh mosmarrëveshjet mes komunës në kuadër të kryeqytetit dhe kryeqytetit, kjo kompetencë ti kalohet Qeverisë, që ajo të zgjidh mosmarrëveshjet, si në të gjitha komunat tjera.

3. Ndryshimi i Nenit 45, ku buxheti operativ nga kryeqytetit zgjidhet me marrëveshje të fshihet, dhe të vendoset QË KRYEQYTETI DUHET TË SIGUROJË BUXHETIN OPERATIV TË CILIN E VENDOS KUVENDI I KOMUNËS SË MALËSISË.

4. Ligji për organizimin territorial, i cili definon formimin e komunave të reja, DUHET TË PËRJASHTOJ KOMUNAT NË KUADËR TË KRYEQYTETIT NGA PROCEDURAT EKZISTUESE DHE I VETMI VEPRIM QË KËTO KOMUNA DUHET TË BËJNË PËR TU SHKËPUTUR TOTALISHT NGA KRYEQYTETI ËSHTË ME VENDIM TË KUVENDIT TË KOMUNËS NË KUADËR TË KRYEQYTETIT. Vendim i cili nuk mund të përsëritet në 24 muajt e ardhshëm në qoftë se nuk fiton shumicën.

Nëse këto amendamente do ti jepnin Komunës së Kryeqytetit, gjegjësisht Komunës Malësia/Tuz të gjitha ingerencat dhe do të ishte e barabartë me statusin e gjitha komunave tjera, shtrohet pyetja, pse atëherë Komunë e Kryeqytetit dhe jo Komunë si tjerat, çka fshihet këtu?

Gjithashtu, dihet se disa nga këto propozim-ligje, në komisionin përkatës parlamentarë ishin vlerësuar si antikushtetuese. /MALESIA.ORG/