KF Malësia, përkrahje nga diaspora

kf malesiaKlubi i futbollit për të vegjlit, KF Malësia nga Tuzi, gjatë verës së kaluar pati disa takime me veprimtarë nga diaspora, nga të cilët fituan përkrahje morale por edhe financiare.

Trajneri i KF Malësia David Camaj u shprehë se kishte disa takime me veprimtarët dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare nga SHBA-të, nga të cilët fitoi mbështetje dhe premtime se do të jenë në përkrahje të klubit.

david camaj - ejllo berishajKishim takim me zotërinë Ejllo Berishaj, kryetarin e Shoqatës Malësia e Madhe nga Nju Jorku, dhe ai ishte i kënaqur me punën që po bëjmë. Berishaj na dorëzoi një donacion prej 1500 dollar amerikan dhe premtoi se do të na mbështesë edhe në të ardhmen. Biseduam për tema të ndryshme, që një ditë të kemi edhe fushën e futbollit dhe kushtet tjera si çdo klub tjetër. Për ne kjo është një gjë e madhe, përkrahje morale dhe financiare”, shprehet Camaj.

Camaj shprehët se përpos donacionit nga shoqata Malësia e Madhe nga Nju Jorku, ai ka pranuar edhe donacion nga Prëlë Sinishtaj me 500 dollar si dhe nga Anton Peshi Dedvukaj 1000 dollar amerikan.

david camaj - anton dedvukajPër ne kjo është një gjë e madhe. Nga këto ndihma ne siguruam që në vend të 2-3 ushtrimeve në javë, të shtojmë ushtrimet në 5 ditë në javë. Gjithashtu kemi siguruar topa dhe mjete tjera për ushtrime. Jam shumë mirënjohës për të gjitha këto dhe i falënderojë shumë. Falënderoj dhe Martin Berishaj i cili nanjoftoi me disa menaxher shqiptar nga Zvicra, të cilët shpejt do të na vizitojnë në Malësi për të përcjell talentet tonë”, shprehët Camaj.

Ai zbuloi edhe plantë për këtë sezon, që përpos synimit të kualifikim sa më të lartë në ligën e Malit të Zi, KF Malësia ka plane pjesëmarrjen në turnasmente në Itali dhe Gjermani.

Vitin e kaluar nga KF Malësia në KF Buduqnost janë transferuar katër lojtarë, dhe kjo vjen si rezultat se KF Malësia nuk ka kushte për futboll në fushë të madhe.

Camaj tregon së deri në muajin dhjetor do të udhëtojnë në Rromë për disa prova të 3-4 lojtarëve më të mirë, gjë kjo e mundësuar nga menaxheri shqiptar Lulzim Haxhijaj. /MALESIA.ORG/ 

Furra Tahiri