Kriza politike në Maqedoni duket se po shkon drejt një zgjidhje përfundimtare, teksa sot janë hedhur hapa të rëndësishëm.
Në bazë të marrëveshjes së arritur parashihet që dy kuadro të LSDM-së opozitare, Olliver Spasovski të emërohet ministër i Punëve të Brendshme dhe Frosina Remensi ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Qeveria e re kalimtare do të zyrtarizohet deri më 15 janar të vitit të ardhshëm ndërsa deri në fund të këtij viti duhet të dorëhiqet kryeministri aktual, Nikolla Gruevski.
Në vend të tij do të emërohet kuadër tjetër nga partia e tij.
Liderët e partive kanë thënë se marrëveshja e arritur është hap shumë i mirë drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës.
Në takim morën pjesë VMRO-DMNE e Gruevskit, LSDM opozitare dhe dy partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare. /BW/MALESIA.ORG/